E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme / SHBA

Komuniteti shqiptar në SHBA feston 100-vjetorin e pavarësisë

x
Madhësia e gërmave - +
Ilir Ikonomi
Në Shtetet e Bashkuara, me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, tabelat elektronike në sheshin Times Square në Manhattan do të shfaqin flamurin shqiptar dhe në shesh do të jepet një koncert me këngë dhe valle shqiptare. Ndërkohë, po në Nju Jork dhe qytete të tjera të Shteteve të Bashkuara janë zhvilluar aktivitete me rastin e përvjetorit të pavarësisë.

Në disa rrugë të Bronksit, ku jetojnë një numër i madh shqiptarësh, valëviten flamuj shqiptarë krahas atyre amerikanë. Një ceremoni për ngritjen e flamurit shqiptar do të mbahet në lagjen financiare të Nju Jorkut.
 


Në Bronks, Federata Panshqiptare Vatra dha një mbrëmje të madhe me disa nga këngëtarët më të njohur të komunitetit.
 
Gazetat shqiptaro-amerikane “Illyria”dhe “Dielli” kanë botuar numra të posaçëm kushtuar 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Një suplement historik për Shqipërinë, me shkrime të gazetës “Illyria” botohet nga gazeta me tirazhin më të madh në të gjithë Nju Jorkun, “New York Daily News.”
 
Në Norfolk të shtetit Virginia, ku ndodhet shtabi i vetëm i NATO-s jashtë Evropës, sot u ngtit me ceremoni flamuri shqiptar, me rastin e 28 nëntorit.
 
Në Uashington, Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane e kryesuar nga ish Kongresmeni Joe DioGuardi, organizon sot një veprimtari, ku një numër anëtarësh të Kongresit amerikan mblidhen për të uruar shqiptarët me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë dhe për të përkujtuar rolin e tyre në shpëtimin e hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
 
Komuniteti shqiptar i Michiganit organizoi një Akademi  Shkencore në Kishën Katolike  “Zoja Pajtore e Shqiptarëve”. Në akademi referuan një numër studiuesish nga Shtetet e Bashkuara dhe nga vende të tjera. Në aktivitet përshëndeti anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve Gary Peters dhe personalitete të tjera.
Forumi Shqiptaro Amerikan për Demokraci zhvilloi Seminarin Perkujtimor "100 Vjet Pavaresi-Arritje dhe Sfida". Profesor Sami Repishtit iu dha çmimi " Nderi i Diasporës". Certifikata mirenjohjeje iu dhanë kërcimtarit Toni Dovolani dhe disa shqiptaro-amerikanëve të tjerë.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
28.11.2012 20:50
URIME DIASPORES SHQIPETARE NE USA PER FESTEN E FLAMURIT,QOFSHI GJITHMONE TE BASHKUAR DHE AMBASADORE TE KOMBIT SHQIPETAR,DUKE PATUR PARASYSH INTERESAT KOMBETARE DHE JO INTERESAT PERSONALE TE LIDEREVE SHQIPETARE..URIME..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Kosova nderon diplomatët Hill dhe Petrisch

Diplomati amerikan Christofer Hill dhe ai austriak, Wolfgang Petrisch u nderuan me titullin doktor “honoris causa” nga Universiteti i Prishtinës.
Më tepër

Pres. Obama flet për një botë pa armë bërthamore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara do ta paraqesë këndvështrimin e tij në një fjalim sot në portën historike Brandenburg të Berlinit
Më tepër

SHBA fillojnë nesër bisedime me talebanët në Katar

Pres. Obama tha në takimin e nivelit të lartë të G8-s se këto bisedime janë “hapi i parë fillestar”, por paralajmëroi se pret “vështirësi gjatë procesit”
Më tepër

SHBA: Mbi 50 sulme terroriste të parandaluara

Drejtori I NSA, Keith Alexander tha në Kongres dje se programet e përgjimit që u bënë publike kohët e fundit janë jetike për mbrojtjen e vendit
Më tepër

Fushata zgjedhore në Tiranë

Tirana dërgon 32 deputetë në parlamentin e ri dhe diferencat janë shumë të ngushta e të paparashikueshme
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive