E mërkurë, 22 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Firmat italiane mbizotërojnë ekonominë e Durrësit

Aktualisht në qarkun e Durrësit veprojnë 342 biznese të huaja, nga të cilat 230 janë firma italiane me kapitale të plota apo të pjesshme

x
Madhësia e gërmave - +
Ilirian Agolli
Bizneset italiane zënë 70 për qind të firmave prodhuese në Durrës dhe janë punëdhënësit më të mëdhenj në qytetin bregdetar. Presioni i krizës ekonomike në Itali dhe Shqipëri nxiti Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit të zhvillojë një konferencë me bizneset italiane për të menduar rrugë të reja se si të bashkëpunojnë më fort në këtë periudhë të vështirë për të mbajtur gjallë punësimin dhe prodhimin.
 
Kryetari i dhomës së tregtisë dhe industrisë në qarkun e Durrësit, Andrea Xhavara, thotë se kryesorja është që duhet shkëmbyer më shumë informacion biznesi mes Shqipërisë dhe Italisë. “Ka nevojë për më shumë informacion sasior dhe cilësor midis dhomave të tregtisë dhe më gjerë. Në këtë situatë ekonomiko-financiare prania italiane në Shqipëri duhet të ishte shumë herë më e madhe. Aktualisht në qarkun e Durrësit veprojnë 342 biznese të huaja, nga të cilat 230 janë firma italiane me kapitale të plota apo të pjesshme” - thotë ai.

 

Studiuesit italianë mendojnë se krahu i lirë i punës do të vazhdojë në Shqipëri edhe për të paktën 10-15 vjet, por italianët janë të painformuar mbi kushtet e Shqipërisë dhe ende ruajnë një imazh jo të mirë, duke kujtuar diktaturën, tranzicionin, trazirat e vitit 97.
 
“Në Shqipëri jam prej 23 vjetësh- thotë sipërmarrësi Francesko Tono. - Qëndroj këtu mes një mijë vështirësish dhe lehtësish, sepse Shqipëria ka një zhvillim të madh, më të madhin në Europë dhe ky është një realitet. Shqiptarët japin shumë miqësi të vyera dhe serioze dhe janë gati të bashkëpunojnë ngushtë. Shumë italianë nuk e dinë se Shqipëria ka ndryshuar, e ka lënë pas kaosin dhe rrëmujën që ata mbajnë mend. Tani shqiptarët i janë kthyer punës dhe janë specialistë në shumë profesione të veçanta”. Sipas tij, Shqipëria ofron mundësi të mëdha biznesi, si në lëndë të para, me krahun e lirë të punës në industritë përpunuese dhe me transportet e thjeshta detare fare pranë Italisë, në bregun tjetër të detit Adriatik.
 
Ndërsa biznesmenia shqiptare Gledis Kallogjeri thotë se kriza ndjehet në heshtjen e reparteve të fabrikës. “Nuk është e lehtë të mbash një firmë me 35 punëtorë. Kur nuk ka punë ata janë një barrë e rëndë. Megjithatë ne i kemi mbajtur në punë dhe firma punon. Jemi munduar të gjejmë punë që të vazhdojmë të rrimë në tregun tonë, sepse në profilin tonë ka shumë pak specialistë dhe nëse i lëshon ata, nuk gjen dot më të tjerë. Kjo është një tjetër problematikë. Specialistët trajnohen, fitojnë shumë përvojë dhe pastaj ikin, nëse nuk iu gjen punë të vazhdueshme” - thotë ajo.
 
Durrësi është qyteti i dytë më i madh i Shqipërisë; me portin më të madh detar dhe me linjat hekurudhore më të favorshme. Ai konsiderohet si qyteti më i rëndësishëm i ekonomisë shqiptare, jo vetëm për transportet e shumta, por edhe për prodhimet e konsiderueshme që dalin nga firmat e këtij rajoni.
 
Nga porti i Durrësit kalojnë 80 për qind të importeve, dhe 90 përqind të eksporteve shqiptare. Vitin e kaluar mbi 62 mijë kamionë transportuan në dy anët e detit Adriatik afro 700 mijë ton mallra. Më tepër se gjysma e eksporteve shqiptare i drejtohen Italisë, ndërsa nga vendi fqinj mbërrijnë në Shqipëri 30 përqind e importeve.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Xhevahir Gradica nga: Durres
25.02.2013 18:07
Eshte shume e rendesishme te flitet hapur dhe qarte. Mjaft biznese italiane dhe te huaja jane serioz dhe te rregullt ne te gjitha drejtimet. Ka edhe shume te tjera qe shkelin edhe lirite me elementare. Po te marrim vetem konfindustrine ne Durres. mesatarisht nje femer e punesuar aty merr deri ne 150 dollare, punon 10 deri ne 11 ore ne dite, nuk perfiton page per kohen shtese, nuk merr page per ditet e nderprerjes se punes nga firma, kushtet e punes dhe higjena lene shume per te deshiruar. Kjo klase e te punesuarve jane teresisht te pambrojtur pasi ne konfindustri ne Durres nuk ka sindikata, saktesisht nuk lejohet te krijohen. Ne disa prej ketyre reparteve e stabilimenteve shfrytezohen edhe minorene. Punonjesit kane nje mije e nje halle por qeveria nuk merr asnje nisme per t'i mbrojtur pasi vendi eshte ne krize

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Fushata elektorale në Gjirokastër

Partitë politike kryesore paraqitën pesë kantidatët për garën e 23 qershorit, duke premtuar projekte për Qendrën Historike dhe hapjen e vendeve të punës
Më tepër

FBI qëllon për vdekje një njeri lidhur me hetimin e Bostonit

FBI-ja thotë se një njeri që po merrej në pyetje lidhur me hetimin e shpërthimeve me bomba në maratonën e Bostonit u qëllua për vdekje, kur ai sulmoi një agjent të FBI-së në Florida
Më tepër

Zyrtarja e IRS, "nuk kam gabuar"

Lois Lerner ushtroi të drejtën e saj kushtetuese për të mos iu përgjigjur pyetjeve të një komisioni të Kongresit
Më tepër

Thaçi e Daçiç pajtohen “në parim”

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, janë pajtuar rreth një teksti të planit për zbatimin e marrëveshjes dhe deri në fund të javës duhet të miratohet nga qeveritë e të dyja vendeve.
Më tepër

U përkujtua 40 vjetori i revoltës së Spaçit

Revolta e Spaçit zgjati 3 ditë; të burgosurit valvitën në tarracën e burgut famëkeq një flamur të Skënderbeut pa yllin komunist përsipër.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive