E premte, 24 maj, 2013

Lajme / SHBA

SHBA: Ligjvënësit për fjalimin e presidentit Obama

Presidenti amerikan mban fjalimin për gjendjen e vendit para të dy dhomave të Kongresit të martën, më 12 shkurt 2013

x
Madhësia e gërmave - +
Ligjvënësit amerikanë nga të dy partitë politike janë dakord se Presideni Barak Obama duhet të përqendrohet në sfidat ekonomike dhe fiskale në fjalimin për gjendjen e vendit. Por ata kanë mendime të ndryshme për propozimet që duhet të paraqesë zoti Obama. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Majkëll Bouman, na sjell hollësi.  
 
Ligjvënësit republikanë thonë se Presidenti Obama duhet të merret me shkurtimin e shpenzimeve federale që kanë dalë jashtë kontrollit. Specifikisht, ata duan të presidenit të propozojë shkurtime të caktuara për të zëvendësuar shkurtimet e shpenzimeve në përgjithësi që do të hynë në fuqi muajin e ardhshëm nëse Kongresi nuk vepron. Udhëheqësi i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Erik Kantor, ishte i ftuar në programin Meet the Press, të kanalit televiziv NBC.
  
“Këto janë shkurtime pa dallim. Ne mund të zbatojmë një strategji më të mirë. Unë shpresoj që të dëgjoj nga presidenti në fjalimin për gjendjen e vendit se ne mund të bëjmë shkurtime më të menduara shpenzimesh”.
 
Shkurtimet automatike do të ndaheshin mes programeve të sigurisë kombëtare dhe atyre të brendëshme. Presidenti Obama ka bërë thirrje për shkurtime shpenzimesh dhe shtimin e të ardhurave për uljen e deficitit federal.
 
Demokratët thonë se kjo është një strategji e balancuar për përmirësimin e gjendjes fiskale të Amerikës që do të ruante investimet federale në arsim dhe në fusha të tjera parësore. Udhëheqësja e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Nenci Pelosi, ishte e fruar në programin e djeshëm televiziv Fox News Sunday.
  
“Asgjë nuk sjell më shumë të ardhura në thesarin e Shteteve të Bashkuara se sa investimi në arsimimin e popullit amerikan. Ne duhet të dimë dhe të pranojmë se çfarë shkurtimesh e ndihmojnë dhe çfarë shkurtimesh e dëmtojnë të ardhmen tonë”.
 
Demokratët duan që shkurtimi i taksave për amerikanët e pasur të jetë i kufizuar  ose të eliminohe për të sjellë më shumë të ardhura. Por shumë republikanë e kundërshtojnë ngritjen e taksave. Senatori republikan, Xhon Makein, ishte gjithashtu i ftuar në programin televiziv Fox News Sunday.
  
“Unë nuk dua të shikoj ngritjen e taksave. Ajo që dua të shikoj është që presidenti të ftojë udhëheqësit e Kongresit në Shtëpinë e Bardhë dhe t’u thotë: ‘Shikoni, ne duhet ta zgjidhim këtë problem’”.
 
Megjithëse qendrimet partiake për çështjet fiskale janë të forta, ka çështje të tjera ku kompromisi mes demokratëve dhe republikanëve duket më i afërt, përfshirë këtu edhe reformimin e sistemit amerikan të imigracionit dhe forcimin e rregullave për shitjen e armëve.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Nesti nga: Tirane
11.02.2013 22:03
Mendoj se ideja e Zj.Pelozi se vetem investimi ne kualifikin edhe mbeshtetjen e te rinjve qe shkollohen ne Universitete ,sidomos per shkencat e aplikuara si inxhinierite IT,Shkenca Kompjuterike,Fizika,Matematika e Aplikuar,etj qe do cojne ne cfrytezimin e burimeve Energjitike vecanerisht per Konservimin e Energjise Diellore,per makinat,per ngrohjen,per ndricimin,etj Keto do te ulin koston e prodhimit,pasi rogat e larta te punonjesve e bejne te veshtire kompetitivitetin e produkteve amerikane ne treg. (pervec know haw dhe progrmeve etj)
Ju uroj Suksese ligjvenesve qe te ritin mbeshtetjen financire per programe zhvillimore .

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Portret i madh i Nelson Mandelës

Për piktorin jugafrikan Paul Blomkamp buzëqeshja interesante e Mandelës ka shërbyer si nxitje për të bërë këtë portret
Më tepër

Përleshje në lagjet periferike të Stokholmit

Që nga e diela, qindra të rinj të këtyre lagjeve u kanë vënë zjarrin dhjetra makinave, kanë dëmtuar ndërtesa dhe janë përleshur me policinë
Më tepër

Lagarde para një gjykate speciale në Paris

Drejtorja Ekzekutive e Fondit Monetar Ndërkombëtar u mor në pyetje për rolin e saj në procesin e arbitrazhit ndaj biznesmenit Bernard Tapie
Më tepër

SHBA do të vazhdojnë goditjet me avionë pa pilot

Presidenti Obama mbrojti përdorimin e avionëve të tillë nga ana e administratës
Më tepër

Pastrimi i përmendores së Luftës së Vietnamit

Përmendorja e Veteranëve të Vietnamit në Uashington është një nga më të vizituarat e kryeqytetit
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive