Lidhje

Flaka Olimpike niset drejt Rio De Zhaneiros


Flaka Olimpike filloi rrugëtimin drejt Rio De Zhaneiros për lojrat olimpike të gushtit.

Flaka u ndez me një ceremoni zyrtare sot në Olimpia të Greqisë, vendlindja e lojrave olimpike. Pishtari olimpik do të mbahet nga 450 individë gjatë udhëtimit 6 ditor përmes Greqisë. Një prej mbajtësve të tij do të jetë edhe një refugjat nga Siria, që ka kërkuar azil në Greqi. Pishtari mbërrin më pas në Brazil, për të filluar rrugëtimin në vendin organizator më 3 maj. Flaka do të kalojë përmes 83 qyteteve braziliane në një stafetë në të cilën do të jenë të angazhuar 12 mijë persona.

Pishtari olimpik do të hyjë përfundimisht në stadiumin Maracana më 5 gusht, gjatë ceremonisë së hapjes. Lojrat olimpike të 2016 do të jenë të parat që organizohen në një vend të Amerikës Latine.

XS
SM
MD
LG