Lidhje

Përmbytje në Maqedoni


Pjesa juglindore e Maqedonisë është përfshirë nga vërshimet. Lumi Vardar rrezikon të dalë nga shtrati në rrjedhën e tij të poshtme, ndërkohë që më së shumti janë goditur vendbanimet rreth Gjevgjelisë.
Ekipe të Drejtorisë për menaxhimin e krizave po ndihmojnë në pastrimin e zonave ndërsa në vendet kritike po ndërmerren masa mbrojtëse. Banorët përballen me ujërat nëpër bodrume dhe oborret e shtëpive, ndërsa janë përmbytur sipërfaqe të konsiderueshme të të mbjellave. Në disa rajone është ndotur uji i pijshëm dhe në disa vende është bërë evakuimi i banorëve.

XS
SM
MD
LG