E dielë, 19 maj, 2013

Lajme / Ballkani

FMN e Banka Botërore: Shqipëria kujdes me borxhin

x
Madhësia e gërmave - +

Në Shqipëri përfaqësuesë të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të  Bankës Botërore, ritheksuan edhe një herë shqetësimin për rreziqet që mund të sjellë për ekonominë shqiptare një nivel i lartë I borxhit publik. Komentet e tyre, u bënë gjatë një takimi në TIranë me autoritetet financiare shqiptare ku u diskutua rreth rëndësisë së konsolidimit fiskal për të garantuar një rritje të qëndrueshme dhe për të ruajtur stabilitetin makroekonomik

 

Megjithëse gjatë viteve të krizës ritmet e rritjes së borxhit public kanë qenë më të ulta se ato të vendeve të tjera të rajonit, niveli i tij i sotëm në Shqipëri, mbi 60 përqind të Prodhimit të Brendhshëm Bruto vlerësohet nga më të lartët në Europën juglindore ndërsa amortizatorët fiskalë kryesisht janë konsumuar, thekson një njoftim i shpërndarë nga Banka botërore lidhur me takimin e mbajtur në TIranë. Një takim ku ishte i pranishëm Shefi i Misionit të FMN për Shqipërinë Nadeem Ilahi, Kryeekonomisti i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore Indermit Gill, ministri shqiptar I Financave Ridvan Bode, guvernatori I Bankës qëndrore të Shqipërisë Ardian Fullani e përfaqësuesë të institucioneve të tjera shqiptare.

 

Sipas njoftimit “pasiguria në sektorin e energjisë dhe disa borxhe në punët publike i janë shtuar barrës fiskale meqenëse ato do të kërkonin shpenzime të sektorit publik në të ardhmen. Veç kësaj, borxhi publik i Shqipërisë, një pjesë e madhe e së cilës është i brendshëm, ka një komponent të konsiderueshëm afatshkurtër, që nënkupton riskun e rifinancimit”, saktëson Banka Botërore.

 

Në takim është diskutuar mbi nevojën e fillimit të konsolidimit fiskal në afat të shkurtër, në një kohë kur ekonomia vlerësohet se operon ndën potencialin e vet. “Një objektiv i besueshëm i borxhit dhe konsolidim fiskal i vazhdueshëm, por gradual afatmesëm, do të jepte një sinjal të mirë të angazhimit të qeverisë ndaj qëndrueshmërisë së borxhit, duke përmirësuar në këtë mënyrë besimin, duke ulur kostot e huamarrjes së sektorit publik, dhe duke kompensuar të paktën pjesërisht çdo ndikim negativ afatshkurtër të kërkesave të konsolidimit fiskal”, deklaroi Nadeem Ilahi, Shef i Misionit për Shqipërinë të FMN.

 

Parë këto zhvillime, është theksuar si shumë e nevojshme ndërmarrja e masave të prekshme, të cilat përforcojnë politikën e matur fiskale për t’i dërguar tregjeve sinjale të besueshme.

 
Sipas Kryeekonomistit për Evropën dhe Azinë Qendrore në Bankën  Botërore, Indermit Gill,

“ndërkohë që rreziku më i madh i jashtëm për ekonominë shqiptare është dobësia në Eurozonë, kërcënimi më serioz i brendshëm është zhbalancimi në financat publike.  Qeveria mund dhe duhet të bëjë më shumë për të balancuar llogaritë e veta".

 

 Sipas njoftimit të Bankës Botërore, gjatë tryezës së rrumbullakët është diskutuar rëndësia e uljes së borxhit publik në një periudhë afatmesme për të ruajtur stabilitetin makroekonomik dhe për të arritur rritje të qëndrueshme. Po ashtu diskutimet kanë përfshirë edhe mundësinë për një rregullim të qëndrueshëm fiskal dhe reforma strukturore për të ulur borxhin në një periudhë afatmesme, duke mundësuar ndërkohë që ekonomia të rimarrë veten nga dobësia e saj e tanishme.

 

Sipas ministrit shqiptar të Financave Ridvan Bode “ndërkohë që mbështetja e ekonomisë nëpërmjet instrumenteve efektivë të politikave makroekonomike është me rëndësi kritike në këtë kohë të vështirë, deri në momentin që kërkesa merr veten dhe ekonomia rifiton forcën e saj, stabilizimi dhe ulja graduale e borxhit publik në kohë, mbetet një përparësi kryesore e qeverisë,” citohet të ketë thënë në takim zoti Bode.

Në fillim të vitit të kaluar qveria u angazhua për uljen e borxhit, por në fund të vitit, niveli i tij jo vetëm nuk u ul por u rrit. Edhe në buxhetin e vitit 2013 qeveria parashikoi fillimisht një nivel prej 62.6 përqind, por vetëm pak javë më pas, muajin e shkuar ajo parashikoi që ta rriste akoma më shumë më 1.2 pikë përqindje. Pak ditë më parë kryeministri Sali Berisha tha se borxhi i vendit nuk paraqet probleme përsa kohë shërbimi ndaj tij, pra pageset e  detyrimeve, nuk krijojne vështirësi, theksoi kryeministri.

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Emmelie de Forest fituese e Eurovisionit

Këngëtarja daneze debutoi me këngën e muzikës pop folk të titulluar Only Teardrops.
Më tepër

Provat me raketa të Koresë së Veriut

Kreu i Kombeve të Bashkuara shpreson se Korea e Veriut do të heqë dorë nga provat me raketa
Më tepër

Siri: Trupat qeveritare hynë në qytetin Kusairit

Aktivistët sirianë të të drejtave të njeriut thane se forcat e sigurisë intensifikuan sulmet në Kusair gjatë ditës, duke goditur me artileri dhe avionë luftarakë dhe duke shkatërruar shtëpi
Më tepër

SHBA: Një fiitues për llotarinë 590.5 milionëshe

Zyrtarët e lotarisë thane se bileta e vetme fituese e cila është blerë në një dyqan në Florida. Fituesi nuk ka është deklaruar ende
Më tepër

Liria e shtypit përballë sigurisë kombëtare

Debati për këtë temë është rihapur pasi Departamenti i Drejtësisë kontrolloi telefonatat e Associated Press
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive