E mërkurë, 22 maj, 2013

Lajme / Bota

Hollande: Franca do të qëndrojë përkrah Malit

x
Madhësia e gërmave - +
Presidenti i Francës, Fransua Olondë u prit me etuziasëm në Mali dje, tri javë pas ndërhyrjes ushtarake të Francës që ndihmoi në parandalimin e avancimit të ekstremistëve drejt jugut dhe largimin e kryengritësve nga tri qytete veriore pas 10 muajsh pushtimi. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anne Look, na informon nga Sevare e Malit, ndalesa e parë e presidentit francez para se ai të shkonte në Timbuktu dhe Bamako.
  
Banorët e Timbuktusë kërcenin, u binin daulleve dhe brohorisnin në për rrugë dje duke përshërdetur Presidentin e Francës Fansua Olondë. Kjo shprehje gëzimi ishte e ndaluar në qytetin e kontrolluar nga ekstremistët e lidhur me al-Kaidën vetëm një javë më parë.
 
Presidenti Olondë tha më pas në një fjalim në Bamako se 4600 trupa franceze morën pjesë në Operacionin Serval, shumica në terren, duke luftuar “si vëllezër” përkrah forcave maliane.
 
Presidenti Olondë tha se “qytet pas qyteti, fshat pas fshati, ushtritë franceze dhe maliane, të mbështetura nga trupat rajonale i kanë kthyer më në fund Malit unitetin, integritetin teritorial dhe forcën. Terroristi” tha ai, “është sprapsur. Ai është detyruar të largohet, por nuk është mundur ende”.
 
Ndërhyrja franceze filloi me kërkesën e qeverisë maliane më 11 janar, në më pak se dy ditë pasi kryengritësit që kishin marrë nën kontroll pjesën veriore të vendit që nga muaji prill, ndërmorën një ofensivë të papritur drejt jugut.
 
Shumë nga kryengritësit janë larguar tashmë nga qytetet kryesore dhe janë fshehur mes popullatës, ose në dunat dhe malet në veri, siç bëjnë të ditur burimet ushtarake.
 
Por hija e një lufte guerrile është duke e ndjekur vendin edhe pse malianët festojnë fitoret e tri javëve të fundit.
 
Zoti Olondë tha se grupet terroriste janë dobësuar dhe kanë përsur humbje të mëdha, por nuk janë zhdukur. Ai tha se trupat do të vazhdojnë t’i ndjekin ata dhe Franca do të qendrojë përkrah Malit për sa gjatë që të jetë e nevojshme. Kjo do të thotë, u shpreh ai, deri sa forcat rajonale afrikane që ende po vendoset në Mali është gati të angazhohet plotësisht në luftime përkrah ushtrisë së Malit.
 
Zoti Olondë u përpoq t’i garantonte malianët, duke thënë se ushtarët francezë nuk ndodhen në Mali për të avancuar interesat e Francës apo për të mbajtur anën e një pale, por për të luftuar terrorizmin në rajon dhe në botë.
 
Qytetarët në Bamako valvitnin flamuj të të dy vendeve.
 
Presidenti i përkohshëm i Malit, Diounkunda Traore, tha dje se pa ndihmën franceze, Mali nuk do të ekzistonte më.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

SHBA dhe Rusia, marrëdhënie të ndërlikuara

Analistët: Mosmarrëveshjet e mëparshme pengojnë përpjekjet amerikano-ruse për të ndihmuar Sirinë
Më tepër

SHBA - Reforma e imigracionit

Komisioni i Senatit amerikan për çështje Juridike ka miratuar një projekt-reformë masive të imigracionit, duke votuar që dokumenti t'i kalojë Senatit për diskutim.
Më tepër

Sekretari Kerri në mision diplomatik mbi Sirinë

Sekretari Kerry do të flasë në konferencën e Grupit Miqtë e Sirisë që mbështet opozitën siriane, për të ndërtuar konsensus për një konferencë paqeje ndërkombëtare që organizatorët duan të mbajnë muajin e ardhshëm në Gjenevë
Më tepër

Nigeria do t'i lirojë të gjitha gratë e burgosura për ekstremizëm islamik

Ministria e Mbrojtjes tha të martën se veprim është në përputhje me atë që e quan "zemërgjerësi presidenciale për të rritur përpjekjet për paqe."
Më tepër

Apple:kompania paguan të gjitha taksat që i detyrohet Shteteve të Bashkuara

Por hetuesit e Kongresit thonë se kompania do të kishte paguar 9 miliardë dollarë më shumë taksa në qoftë se nuk do të kishte përfituar nga dispozitat e kodit amerikan të taksave
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive