E enjte, 23 maj, 2013

Lajme / Evropë

Tre aktiviste kurde vriten në Paris

Policia franceze njoftoi se mes tyre ishte një nga themelueset e grupit militant Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, PKK

x
Madhësia e gërmave - +
Policia franceze njoftoi se tre aktiviste kurde, mes tyre një nga themelueset e grupit militant Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, PKK, janë vrarë me armë zjarri në Paris.

Policia tha se trupat e tre grave u gjetën me plagë nga plumbat në një qendër kurde të informacionit.

Njëra nga viktimat u identifikua si Sakine Canciz, një nga themelueset e grupit PKK, që lufton për një autonomi më të madhe të kurdëve në Turqi. E vrara tjetër u tha se ishte 32 vjeçarja Frida Dogan, punonjëse në qendrën e informacionit në Paris dhe përfqësuse e Kongresin Kombëtar kurd me seli në Bruksel. Viktima e  tretë është Lejla Soylemez, që u përshkrua si një “aktiviste e re”. Policia tha se ka filluar hetimet për vrasjet.

Drejtori i qendrës së informacionit tha se të treja gratë ishin parë për herë të fundit dje në mesditë. Miq të viktimave thanë se kishin shkuar për t’i kërkuar ato në qendër, pasi nuk i ishin përgjigjur telefonatave.

Ministri francez i brendshëm Manuel Valls shkoi në skenën e krimit dhe u shpreh se vdekjet e ishin të papranueshme.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
11.01.2013 12:57
Vrasja e tre aktivisteve kurde te cilat themeluan PKK eshte nje veper cnjerezore dhe vriten ne France ne shtet me demokraci dhe shtet ligjor.kjo veper eshte dora e sherbimeve sekrete turke..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Uashingtoni pohon përdorimin e avionëve të telekomanduar

Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder deklaron në një letër drejtuar udhëheqësve të Kongresit se SHBA kanë vrarë shtetas amerikanë me avionë të telekomanduar në Jemen e Pakistan në vitin 2009
Më tepër

Cameron: Sulmi i ngjan një akti terrorist

Kryeministri britanik shprehu tronditjen lidhur me sulmin e djeshëm në jug të Londrës që la të vrarë një person
Më tepër

AI: Të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe Kosovë për 2012

Shqetësimet për Shqipërinë: Dhuna në familje, diskriminimi i komuniteteve rom dhe gay; Shqetësim për Kosovën dhe Serbinë: Marrëveshja nuk merr parasysh të drejtat e njeriut
Më tepër

Fushata elektorale në Gjirokastër

Partitë politike kryesore paraqitën pesë kantidatët për garën e 23 qershorit, duke premtuar projekte për Qendrën Historike dhe hapjen e vendeve të punës
Më tepër

FBI qëllon për vdekje një njeri lidhur me hetimin e Bostonit

FBI-ja thotë se një njeri që po merrej në pyetje lidhur me hetimin e shpërthimeve me bomba në maratonën e Bostonit u qëllua për vdekje, kur ai sulmoi një agjent të FBI-së në Florida
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive