Lidhje

Paris, hiqen drynat nga "ura e të dashurve"


Në Paris, Ura e Arteve, e cila njihet ndryshe edhe si "ura të dashuruarve" me sa duket nuk do të jetë më ashtu siç ka qenë prej dhjetra vitesh.

Ura për këmbësorë e shekullit të 19-të ka qenë një vend i shenjtë për të dashuruarit, qofshin ata parizienë, apo nga e gjithë e bota, të cilët vendosnin atje dryna, në mënyrë simbolike, për t'i dhënë pavdekësinë dashurisë së tyre. Por, sot disa punëtorët filluan t'i hiqnin mijra drynat e vendosut në urë, sepse bashkia e qytetit tha se ato përbëjnë rrezik. Verën e kaluar disa nga kabllot e urës ranë në lumin Sena. Disa turistë që kalonin sot atje thanë se u ndjenë të zhgënjyer me heqjen e drynave, simbole të dashurisë së përjetshme. Por ndoshta zhgënjimi i tyre nuk do të zgjasë shumë. Parisi ka edhe rreth 10 ura të tjera mbi Senë,kumund të mbahet gjallë tradita e dryneve të të dashuruarve, të paktën për disa kohë.

XS
SM
MD
LG