E enjte, 05 maj, 2016

    Lajme

    Franca sulmon bazat e ekstremistëve në Mali

    x
    Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius tha sot se sulmet e reja ajrore të Francës në veri të Malit kishin si objektiv depot e karburantit dhe bazat e ekstremistëve islamikë në rajon. Zoti Fabius tha në radion franceze se sulmet u ndërmorën gjatë natës në rajonin Kidal, pranë kufirit me Algjerinë.

    Sulmet ajrore janë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për t'u prerë furnizimet luftëtarëve radikalë që kishin vënë nën kontroll një pjesë të mirë të këtij vendi afrikan duke imponuar rregulla të ashpra mbi popullatën.

    Zoti Fabius tha gjithashtu se Franca dëshiron që forcat afrikane të marrin me shpejtësi, ndoshta deri të martën, përgjegjësitë e sigurisë në qytetin historik Timbuktu.
    Ai tha se gjatë vizitës së tij në Mali të shtunën me presidentin François Hollande, ishte "prekur thellë" nga falenderimet që populli malian kishte shprehur për ushtrinë franceze.

    Zoti Fabius tha se synimi i parë i Francës në Mali është të mos lejohen  militantët islamikë të lëvizin drejt jugut dhe t'i "çrrënjosin" ata.

    "Qëllimi i dytë është rivendosja e tërësisë territoriale të Malit, ndërsa i treti krijimi i kushteve për zbatimin e rezolutave ndërkombëtare. Dhe kjo po ndodh," tha zoti Fabius.

    Njoftohet ndërkohë se në veri të Malit u kapën të shtunën dy militantë të lartë islamikë, duke përfshirë një ndër udhëheqësit kryesorë të grupit radikal Ansar Dine, i cili ndihmoi për vendosjen e ligjit të rreptë islamik në qytetin Timbuktu. 
    Franca ndërhyri në Mali më 11 janar për të frenuar përparimin e luftëtarëve të lidhur me al-Kaidën.

    Zoti Fabius komentoi gjithashtu mbi gjendjen në Siri dhe vlerësoi vendimin e Rusisë për të mbështetur koalicionin kombëtar sirian, duke thënë se kjo është rruga për të "luftuar kundër ekstremizmit në Siri."

    "Unë gjithmonë u kam kërkuar fuqive të ndryshme, sidomos Rusisë, që të bisedojnë me këta njerëz që janë demokratë. Por kjo u refuzua. Tani me sa duket është pranuar. Por ne ende kemi një punë jashtëzakonisht të vështirë për të bërë atje," tha zoti Fabius.
     
    Rusia është nën trysni për t'i dhënë fund mbështetjes ndaj regjimit të Presidentit sirian Bashar al Asad.
    Ky forum është mbyllur
    Komente
         
    Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

    Ditari

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    Ditarii
    X
    04.05.2016

    LAJME

    Tiranë, Parlamenti debaton për aeroportet

    Komisioni parlamentar i ekonomisë debatoi për koncensionin e aeroportit të Rinasit dhe mundësinë e hapjes së dy aeporteve të rinj në Kukës dhe në Vlorë.
    Më tepër

    BE-ja dhe politikat e saj të emigracionit

    Propozimet e BE-së mbi krizën e emigracionit priten me kritika
    Më tepër

    Trupat ruse do patrollojnë kufijtë pranë NATO-s

    Rusia thotë se do të dislokojë tre divizione trupash përgjatë kufijve të saj, si kundërpërgjigje ndaj rritjes së pranisë ushtarake të NATO-s në Evropën Lindore
    Më tepër

    John Kasich tërhiqet nga gara presidenciale

    Kjo i hap rrugë zgjedhjes së manjatit Donald Trump si kandidat i Partisë Republikane në zgjedhjet presidenciale të nëntorit
    Më tepër

    Akuzat për presidenten braziliane

    Shtypi brazilian njofton se prokurori i përgjithshëm i vendit i ka kërkuar Gjykatës së Lartë të fillojë hetimet nën akuzat për pengim të drejtësisë ndaj presidentes Dilma Rouseff
    Më tepër

    FOTO E DITËS

    Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
    • A member of the NATO parachute demonstration team lands during a change of command ceremony at NATO military headquarters in Mons, southern Belgium.
    • A tourist takes pictures of Buddha statues at a temple in Colombo, Sri Lanka.
    • Farmers work in a field of blossoming tulips in Den Helder, northern Netherlands.
    • Afghan burqa-clad women sit after they received ration aid in Kandahar.
    • A woman pass by a graffiti in Beirut, Lebanon.
    • Italian pilgrims attend the weekly general audience in Saint Peter's Square, Vatican City.
    • The 1109-carat "Lesedi La Rona" diamond is displayed in a case at Sotheby's in the Manhattan borough of New York, USA.
    • Athlete Kamukaika Lappa of the Yawalapiti ethnic group takes part in the Olympic Flame torch relay in Brasilia, Brazil, May 3, 2016.
    • A woman with a physical disability is hoisted up a pedestrian bridge by fellow protesters during a rally protest demanding the government for a monthly subsidy, in La Paz, Bolivia, May 3, 2016.
    • Sydney's central business district lights up after sunset as Australia's largest city experiences unseasonably warm temperatures.
    • People stand on balconies to watch a fashion show by German designer Karl Lagerfeld as part of his latest inter-seasonal Cruise collection for fashion house Chanel at the Paseo del Prado street in Havana, Cuba, May 3, 2016.
    • Models present creations by French fashion house Chanel in Havana, Cuba, 03 May 2016.
    • Britain's Kate, Duchess of Cambridge views one of the installations during a tour and official opening of the new Magic Garden at Hampton Court Palace in London.
    • A Star Wars fan, dressed as R2D2 robot, arrives during the annual Star Wars Day in Taipei, Taiwan.

    Interaktive

    Nuk keni telefon inteligjent?
    Nuk ka problem!
    Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

     Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.