Lidhje

Votim për masa të debatueshme sigurie në Francë


Afro tre muaj pas sulmeve terroriste të nëntorit në Paris dhe pas javësh debatesh dhe protestash, ligjvënësit francezë filluan sot të analizojnë legjislacionin për të forcuar ligjet e sigurisë, përfshirë propozime të debatuara ashpër për të ndryshuar kushtetutën e vendit.

Deputetët e Asamblesë Kombëtare pritet të votojnë për disa nga reformat e propozuara të mërkurën që vjen.

Nëse miratohen, ato do të merren në shqyrtim nga Senati. Por rezultati i reformës nuk është i sigurt.

Dy nga masat më të debatueshme, përfshirjen e gjendjes së jashtëzakonshme në kushtetutë, si edhe klauzolat për heqjen e shtetësisë franceze për terroristët e dënuar dhe të tjerë që kërcënojnë “interesat” e vendit, kanë shkaktuar protesta të ashpra dhe kanë shkkaktuar përçarje në partinë socialiste të Presidentit Francois Hollande.

XS
SM
MD
LG