Lidhje

Dënohet gazetarja e Radios Evropa e Lirë


Një gazetare nga Azerbaixhani që kishte raportuar gjerësisht për korrupsion në nivelet e larta të qeverisjes është dënuar me 7.5 vjet në burg.

Khadija Ismaylova, një korrespondente e Radios Evropa e Lirë u dënua për krime financiare, përfshirë shmangie taksash dhe përvetësim. Por organizata të të drejtave të njeriut thonë se çështja e saj është motivuar politikisht.

Avokati i zonjës Ismayilova tha se mbrojtja do ta apelojë vendimin.

Gazetarja që ka fituar disa çmime e quajti qeverinë e Azerbaixhanit “një makineri represive” në fund të gjyqit të saj të hënën.

Gazetarja i tha trupit gjykues se raportimi i saj vërtetoi se Presidenti Ilham Aliyev kishte “shpërdoruar buxhetin shtetëror dhe anëtarët e familjes së tij kishin përfituar direkt”. Ajo tha se gjyqi ishte një komplot për t’i mbyllur asaj gojën.

Përfaqësues Bordit të Transmetimeve Ndërkombëtare, agjencia që mbikqyr Radion Evropa e Lirë dhe Zërin e Amerikës, kishte kontaktuar zyrtarët e Azerbaixhanit për të protestuar ndaj burgimit të saj.

XS
SM
MD
LG