E martë, 21 maj, 2013

Lajme / Ballkani

“Freedom House”: Shqipëria, dobësi në disa institucione bazë

x
Madhësia e gërmave - +
Një raport i ri i organizatës “Freedom House” e radhit Shqipërinë dhe Kosovën në kategorinë e vendeve  me liri të pjesshme, pra me kufizime në respektimin e lirive politike dhe atyre civile. Një përfaqësuese e organizatës i tha Zërit të Amerikës se Shqipëria dhe Kosova përballen me probleme të ngjashme, sidomos me mungesën e aftësisë për të luftuar krimin e organizuar dhe për të ndjekur penalisht korrupsionin politik në nivele të larta. Kolegu ynë Ilir Ikonomi përgatiti këtë material.

Në raportin e këtij viti të organizatës “Freedom House”, Shqipëria dhe Kosova radhiten mes 58 vendeve të botës me liri të pjesshme.



Shtetet e tilla vuajnë shpesh nga një mjedis i korruptuar, sundimi i dobët i ligjit, grindjet fetare e etnike dhe nga dominimi i skenës politike nga një parti e caktuar.
 
Në një intervistë nga Nju Jorku, Sylvana Kolezckowa, e organizatës Freedom House, i përshkruan kështu vendet e kësaj kategorie:
 
Vende me liri të pjesshme janë vendet ku ekzistojnë intitucione demokratike, por ato funksionojnë me të meta të mëdha”.
 
Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Megjithatë, edhe në klasifikimin e këtij viti ajo vazhdon të renditet si vend pjesërisht i lirë. Zonja Kolezckowa jep këtë shpjegim:
 
“Fakti që Shqipëria vazhdon të ndeshet me një mur pengesash dhe refuzimesh lidhur me anëtarësimin, nuk është dhe aq për t’u habitur po të shikosh dobësitë në disa prej institucionet bazë të vendit, që Bashkimi Evropian i merr shumë seriozisht, sidomos në gjyqësor, në sundimin e ligjit dhe në zbatimin e ligjit antikorrupsion.”
 
Freedom House thotë se në krahasim me vendet e tjera në rajon Shqipëria qëndron diku në mes.
 
“Vitet e fundit kemi parë një konsolidim të vazhdueshëm të autoritetit nën administratën Berisha. Mendoj se nëse kjo prirje vazhdon dhe nëse shikojmë zëvendësimin e njerëzve dhe institucioneve që duhet të shërbejnë si kontroll mbi ekzekutivin, atëherë mund të bëhemi dëshmitarë të një keqësimi më të shpejtë të gjendjes në Shqipëri krahasuar me fqinjët. Këtu e kam fjalën sidomos për zyrën e prokurorit të përgjithshëm por edhe për disa të tjerë.”

Shqipëria krahasuar me një vit më parë, ndodhet pothuajse në shkallën e njëjtë të vlerësimit. Sivjet ajo ka marrë notën 3 për dallim nga një vit më parë kur ishte vlerësuar me 3.5.

Kosova ndërkaq ka vlerësime të njëjta në dy shtyllat kryesore që, sipas Freedom House, përcaktojnë lirinë e një vendi. Ajo edhe sivjet ka marrë notën 5 për të drejtat politike dhe 4 për liritë civile. Megjithatë, dy vendet përballen me probleme të ngjashme:
 
“Këto janë sidomos mungesa e aftësisë për të luftuar krimin e organizuar dhe për të ndjekur penalisht korrupsionin politik në nivele të larta.”

Nga vendet e rajonit, bashkë me Shqipërinë dhe Kosovën, në radhën e vendeve me liri të pjesshme janë edhe Bosnja dhe Maqedonia.

Ndërsa, Serbia, Kroacia e Mali i Zi, radhiten në mesin e vendeve të lira.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
17.01.2013 15:13
Te krahasosh kultura te ndryshme me te njejtin meter eshte gabim. Shqiperia eshte vendi me demokratik e i lire i botes muslimane. Serbia kroacia dhe Mali Zi duhen krahasuar me boten kristiane. Mesa duket keto organizata paguhen kot e nuk kane kritere te qarta krahasimi.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Sekretari Kerry në Oman

Diplomati i lartë amerikan vazhdon përpjekjet për organizimin e konferencës së paqes mbi Sirinë - në pikëpyetje pjesëmarrja e Iranit
Më tepër

Senati amerikan: Apple, problem me taksat

Një Komisioni i Senatit amerikan thotë se kompania Apple ka krijuar filiale të huaja pa asnjë të punësuar apo pa zyra fizike, në mënyrë që të paguajë më pak ose aspak taksa mbi fitimet e saj.
Më tepër

Presidenti Obama vlerëson Birmaninë për reformat

Udhëheqësi amerikan lavdëroi homologun e tij birmanez që gjatë kohës në detyrë është përpjekur për të ulur tensionet me Uashingtonin
Më tepër

Presidenti Obama, shqetësim rreth rolit aktiv të Hezbollahut në Siri

Presidenti Obama i telefonoi dje homologut të tij libanez për të shprehur shqetësim rreth rolit aktiv dhe në rritje të Hezbollahut në Siri
Më tepër

Rritet në 51 numri i të vdekurve nga stuhia në Oklahoma

Në mesin e të vrarëve kishte edhe fëmijë të cilët ndodheshin brenda në shkolle, kur tornado goditi të hënën pasdite.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive