Lidhje

16 të vdekur në Rivierën Franceze


Zyrtarët francezë njoftuan sot se vërshimet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyer në Rivierën franceze shkaktuan 13 të vdekur.

Rreshjet e mëdha ndodhën në brigjet mesdhetare në pikën më lindore të Francës, në kufirin me Italinë, të njohur si njohur si rajoni Alpes-Maritimes.

Zyrtarët lokalë thanë se tetë persona u gjetën të vdekur dhe 5 të tjerë figurojnë në humbur. Presidenti Francois Hollande pati thënë më parë se kishin vdekur 12 persona. Tre viktimat e para ishin në një azil për të moshuarit, që u përfshi nga vërshimit, në Biot.

Në Kanë u përmbyt stacioni i trenit, që shkaktoi ndërprerjen e transportit hekurudhor, ndërsa makinat notonin nëpër rrugët e përmbytura të qytetit. Parkingu u makinave të Pallatit të Festivaleve, ku mbahet çdo vit festivali i filmit, po ashtu u përmbyt.

Vërshimet shkaktuan mbylljen e autostradës lokale dhe i lanë mijëra banorë pa energji elektrike.

Në Nice, një ndeshje e rëndësishme futbolli u la në mes, ndërsa qindra njerëz u bllokuan gjatë natës në një sallë koncertesh, pasi ndoqën koncertin e këngëtarit legjendar të rokut francez, Johnny Hallyday.

XS
SM
MD
LG