E premte, 24 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Fushata ka nisur: Ekonomia në qendër të vëmendjes

Sivjet, si asnjëherë më parë, në krye të fjalimeve dhe debateve politike janë ngjitur tema të prekshme për qytetarët

x
Madhësia e gërmave - +
Ilirian Agolli
Partitë kryesore politike në Tiranë po zhvillojnë një numër përherë e më të madh tubimesh me përkrahës të tyre, duke renditur programet për qeverisjen e premtuar në 4 vitet e ardhshme pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Partia Socialiste e opozitës paraqiti qysh tani disa kandidatë për deputetë përpara votuesve të vet në disa qytete të vogla, ndërsa drejtuesit e saj kryesorë po zhvillojnë takime të mëdha me zgjedhësit, si edhe një seri takimesh më të afërta derë më derë me qytetarët. Po ashtu, Partia Demokratike po zhvillon tubime me votuesit e saj në formate të ndryshme, si studentë, punëtorë apo thjesht qytetarë të një qyteti.
 
Por ajo që po bie më shumë në sy të analistëve, është fakti se sivjet si asnjëherë më parë, në krye të fjalimeve dhe debateve politike janë ngjitur tema të prekshme për qytetarët si papunësia, ekonomia dhe sistemi shëndetësor. Njëra palë ngre akuza për korrupsion në spitale, ndërsa tjetra rendit serinë e investimeve në rregullimin e infrastrukturës shëndetësore, ndërtim spitalesh të reja dhe shërbime falas për të papunët e moshat e treta.
 
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, vizitoi disa spitale për të biseduar me mjekë e pacientë dhe për të shpjeguar platformën e opzitës për reformimin e shëndetësisë. Ndërsa kryeministri dhe kryetari i Partsë Demokratike, Sali Berisha, iu përgjigj kritikave me disa përgënjeshtrime mbi shifrat e opozitës për papunësinë, shërbimin shëndetësor dhe trajtimin më të mirë të pensionistëve.
 
Ndonëse u referohen temave të njëri tjetrit, drejtuesit e partive kryesore theksojnë shpesh besimin e madh që ka secili për fitoren e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Zoti Berisha thotë se opozita do të humbasë përsëri dhe reformat e PD-së do të vazhdojnë. Ndërsa zoti Rama shprehet po aq i sigurtë në fitoren e zgjedhjeve, kur thotë se rryma e ndryshimeve po shkon majtas.
 
Tubimet e tyre elektorale kanë filluar 3 muaj para afatit ligjor, ndërsa këto parti ende nuk kanë mbyllur as listën e kandidatëve për deputetë dhe as aleancat shumëpartiake. Ndërsa KQZ pritet të vendosë sot ende disa rregulla të reja në mënyrën e regjistrimit të koalicioneve partiake për garën zgjedhore të 23 qershorit.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
19.02.2013 08:18
Mazhoranca Berisha-Meta kane cuar ekonomine ne nje regres te plote ku borxhi publik ka shkuar 62.7% dhe cmimet jane ritur ne stratosfere ku 30% marin e shqipetareve marin ushqimet me liste kompanite private jane nje piramide me Qeverine e Berishes.ku kapitali shqipetar eshte nje dore prej 5% dhe ka Berisha me femijet dhe miqte e tij pastaj vjen Fatos Nano me miqte e tij dhe Ilir Meta me miqte e tij dhe e ka kthyer LSI nje zyre punesimi dhe tani luan me dy porta ne fushaten elektorale kundra Berishes dhe Rames keshtu e don themeluesi i krimit te organizuar ku drejton Qeverine Berishes.Shendetsia eshte cerdhja e krimit dhe korupsionit cdo vizite behet me rushfet ..Tani Berisha kur ekonomine e ka krimi i organizuare nxjer karten e nacionalizmit fallso te Berishes ishte Meta dhe Berisha shiten Greqise 300 km2 ujrat teritoriale ne Detin Jon per shfrytezim nga Greqia per nafte dhe gaz apo dhenia e pronave Damir Fazllic nipit te shefit te UDB Jugosllave Qeveria Berisha -Meta eshte indentik me politikanet Esad Pashe Toptani dhe Haxhi Qamilit te cilet perzune Princ Vidin edhe Berisha -Meta duan te largojne Ambasadoret e nderuare Arvizu.Sekui dhe Volfart sepse po i kritikojne per ngjarjen e 21 janarit ku eksperti Cardaku fallsifikon proven duke vene ashkel druri ne robat e te ndjerit Ziver Veizit.keta kerkojne te ulin provat e FBI Amerikane dhe te Ambasades Amerikane ne Tirane duhet qe Presidenti Nishani dhe SHISH TI DALIN ZOT DHE TE ZBARDHIN NGJARJEN E 21 JANARIT..VEPRO TANI..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Obama mbi politikat e sigurisë kombëtare

Presidenti amerikan mbajti një fjalim të rëndësishëm ku parashtroi politikat e administratës së tij në luftën anti-terroriste dhe tema të tjera të sigurisë
Më tepër

Katër shtete të Ballkanit mbështesin TAP-in

Gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline, në Tiranë u firmos mbrëmë marrëveshja mes Shqipërisë, Malit të Zi, Kroacisë dhe Bosnjës
Më tepër

Berisha: Të hënën mblidhet parlamenti për ligjet e integrimit

Ky vendim i kryeministrit Sali Berisha vjen pasi socialistët pranuan një propozim kompromisi të LSI-së për votimin në parlament
Më tepër

Siri: Plan tranzicioni nga opozita

Moaz al-Khalib i kërkon Bashar al Assad t’ia dorëzojë pushtetin një ndihmësi të afërt dhe të largohet nga vendi me 500 përkrahës të tij
Më tepër

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive