E dielë, 19 maj, 2013

Lajme

G7, diskutime mbi luhatjet e valutave

x
Madhësia e gërmave - +
Grupi i 7 vendeve më të industrializuara është duke u përpjekur për të lehtësuar tensionet rreth mënyrës së përcaktimit të vlerës së monedhave të tyre. Në një deklaratë të zyrtarëve të lartë ekonomikë të vendeve të G7-ës thuhet se ato mbeten të angazhuara për të lejuar që të jenë forcat e tregut ato që vendosin vlerën e monedhës.

Komenti vjen pas pohimeve se disa vende mund të zhvlerësojnë monedhat e tyre për të mbështetur ekonomitë përkatëse, duke i bërë  eksportet e tyre më të lira për tregjet e huaja. Por monedha e zhvlerësuar gjithashtu mund të dëmtojë ekonominë duke shkaktuar inflacion.

Ekonomistët janë të shqetësuar se këto vende mund të fillojnë të konkurrojnë me njëra tjetrën për të pasur monedhën më të dobët, duke shkaktuar një cikël të përsëritur zhvlerësimesh që mund të dalë jashtë kontrollit.

Në Grupin e 7-shes bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Britania, Gjermania, Franca, Italia, Kanada, dhe Japonia.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Kuriozitete dhe pesë këngët pop më të mira të javës

Bruno Mars, që i vogël, punonte si imitues profesional i Elvis Presley-it
Më tepër

Kryeministi kinez fillon vizitën në Indi

Problemet në rajonin kufitar të Himalajeve dhe shkëmbimet tregtare, në qendër të vëmendjes
Më tepër

Franca legalizon martesat e të njëjtit seks

Presidenti Hollande e nënshkroi ligjin një ditë pasi Këshilli Kushtetues hodhi poshtë një sfidë ligjore nga opozita e krahut të djathtë
Më tepër

Përplasje trenash në linjën Nju Jork - Boston

Aksidenti ndodhi të premten rreth orës 6 pasdite sipas orës lokale, pranë Bridgeportit në shtetin Kënektikat, duke lënë të plagosur të paktën 60 njerëz
Më tepër

Hollivudi, nga tokë bujqësore në Perandori të filmit

Gjatë periudhës së viteve 1920, Hollywoodi ishte ende duke u transformuar nga të qenit një tokë bujqësore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive