E dielë, 19 maj, 2013

Lajme / Kulturë

Gabriel Johnson me albumin e tij të ri

x
Madhësia e gërmave - +
Gabriel Johnson është një trumpetist i ri, i cili nga kritika është krahasuar me muzikantin e famshëm amerikan Miles Davis. Ai ka hedhur në treg albumin me titull “Introducing Gabriel Johnson”,  në të cilin ka krijime origjinale si dhe pjesë të tjera  të famshme ku ndihet mënyra e tij origjinale e interpretimit.


Music - Gabriel Johnson
Loading
12:00:00 / -:--:--

 
Ndërsa Mile Davis ishte një prej muzikantëve me më shumë ndikim në krijimtarinë e Gabriel Johnsonit, një tjetër personalitet i artit ishte ai që e ndihmoi të niste karrierën e tij si solist; ai ishte regjizori dhe adhuruesi i muzikës jazz Clint Eastwood. Gabriell thotë se ka bërë një përshtypje të mirë herën e parë që shkoi në shtëpinë e Clint Eastwoodit në Karolinë e Veriut.
 
 “Ai ishte i lezetshëm dhe the më tha “ Ti ke një tingull shumë të mirë”. Do të vish nesër përsëri, pasi unë po punoj me një film dhe mendoj se ti mund t’a realizosh muzikën e tij”. Unë i thashë “po patjetër”. Ai interpretoi temën muzikore që tashmë është muzika e filmit Changeling. Kështu nisa të shkoj për një muaj në shtëpinë e tij , por melodia që krijuam ditën e parë ishte ajo që vendosëm në fund për filmin”.
 
Gabriel e njohu muzikën jazz që kur ishte në Salinas, të Kalifornisë. Gjyshja e tij e inkurajoi atë që të dëgjonte muzikën e Dizzy Gillespie dhe Freddie Hubbard, dhe ajo e mbështeti vendimin e tij për t’u bërë muzikant. Mbasi u diplomua nga Konservatori i Muzikës në Nju Ingland, ai u rikthye në Kaliforni për të punuar me disa artistë të muzikës jazz dhe R&B, mes tyre edhe trompisti Chris Botti.
 
 “Unë i dedikoj gjith karierën time dhe njohuritë e mia në muzikë këshillave që ai më ka dhënë mua dhe miqësisë tonë”.
 
Albumi i parë i Gabrielit ka këngë dhe insturmentale origjinale. Por, ai vendosi tingullin e tij origjinal në melodi të  Robert Flack apo grupit Radiohead, si dhe tek melodia melankolike “Summertime”.
 
“Që nga momenti që zgjohem e deri sa shkoj të fle unë merrem vetëm me muzikë, por për mua nuk është thjesht punë. Ndoshta dikujt mund t’i duket monotoni që të interpretosh në një instrument gjithë ditën por për mua është diçka shumë e mirë”.
 
Për më shumë informacione rreth albumit të Gabriel Johnsonit me titull “Introducing Gabriel Johnson”, vizitoni faqen e tij të internetit
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Emmelie de Forest fituese e Eurovisionit

Këngëtarja daneze debutoi me këngën e muzikës pop folk të titulluar Only Teardrops.
Më tepër

Provat me raketa të Koresë së Veriut

Kreu i Kombeve të Bashkuara shpreson se Korea e Veriut do të heqë dorë nga provat me raketa
Më tepër

Siri: Trupat qeveritare hynë në qytetin Kusairit

Aktivistët sirianë të të drejtave të njeriut thane se forcat e sigurisë intensifikuan sulmet në Kusair gjatë ditës, duke goditur me artileri dhe avionë luftarakë dhe duke shkatërruar shtëpi
Më tepër

SHBA: Një fiitues për llotarinë 590.5 milionëshe

Zyrtarët e lotarisë thane se bileta e vetme fituese e cila është blerë në një dyqan në Florida. Fituesi nuk ka është deklaruar ende
Më tepër

Liria e shtypit përballë sigurisë kombëtare

Debati për këtë temë është rihapur pasi Departamenti i Drejtësisë kontrolloi telefonatat e Associated Press
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive