E martë, 21 maj, 2013

Lajme / Ballkani

Viktimat e Gërdecit kërkojnë hapjen e procesit ndaj Fatmir Mediut

Ata vlerësojne se sipas tyre ish ministri i Mbrojtjes ishte ndër përgjegjësit kryesor të shpërthimit në mars të vitit 2008

x
Madhësia e gërmave - +
Armand Mero
Në Shqipëri famijarë të viktimave të shpërthimit të Gërdecit në mars të vitit 2008, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën afër 300 të tjerë, i kërkuan sot prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Lllalla hapjen e procesit ndaj ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Zoti Mediu dha dorëheqjen menjëherë pas shpërthimit ndërsa prokuroria kërkoi heqjen e imunitetit të tij. Në përfundim të hetimeve ajo çoi në verën e vitit 2009, dosjen në Gjykatë për nisjen e procesit nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Por në atë kohë zoti Mediu u rizgjodh deputet duke rifituar imunitetin e për pasojë Gjykata e Lartë e pezulloi procesin.

Prokuroria nuk i bëri parlamentit një kërkesë të dytë. Por në vjeshtën e vitit të shkuar parlamenti votoi heqjen e imunitetit. Ditën e hyrjes në fuqi të këtij ndryshimi, më 26 tetor familjarët e viktimave të Gërdecit i kujtuan prokurores së atëhershme Ina Rama se nuk kishte më pengesë për të kërkuar rihapjen e procesit ndaj zotit Mediu.

Të njejtën gjë ata kërkuan edhe sot nga kryeprokurori i ri, ndërsa vlerësojne se sipas tyre ish ministri i Mbrojtjes ishte ndër përgjegjësit kryesor të shpërthimit në Gërdec.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Ligor Luarasi nga: SHBA
22.02.2013 23:25
E keqia Nr1 e Shqiperise ngelet fakti se ne krye te saj nuk ulen shqiptaret me meritokraci dhe konkutence te hapur apo trasparente midis tyre por ulen shqiptare qe pasi lene drejtimin e shtetit kuptojne sa te pa afte kane qene.
Pa aftesia e drejtuesit behet burim mekatesh gjate drejtimit te tij.


nga: Anonim
22.02.2013 21:35
Ngjarja e Gerdecit apokalipsi shqiptar ku Fatmir Mediu ish Minister Mbrojtje dhe nuk ju fut asnje fere ne kembe,kjo eshte drejtesia shqipetare ku vriten 26 shqipetare dhe ky Fatmir Mediu prap Minister edhe sot.ku eshte morali i Qeverise Berisha .cfare ben Prokuroria,SHISH ,Presidenti...VEPRO TANI..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Bisedimet Kosovë - Serbi vazhdojnë të mërkurën

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi do të vazhdojnë të diskutojnë nesër rrugët e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre
Më tepër

Gjykata: Fotot e fundit të Bin Ladenit jo publike

Gjykata tha se CIA ndaloi me të drejtë publikimin e imazheve
Më tepër

SHBA: Taksat dhe konservatorët

Shumë nga grupet konservatore kundërshtojnë një rol më të madh të qeverisë dhe politikat e taksave dhe shpenzimeve të presidentit Barack Obama
Më tepër

Amb. Arvizu: Mosfunksionimi i plotë i KQZ, shqetësim

Këto komente ambasadori amerikan i bëri në përfundim të një takimi me kryetarin socialist Edi Rama.
Më tepër

Koha në Dagestan e Tamerlan Tsarnaevit

Një nga vëllezërit e dyshuar për bombardimet në maratonën e Bostonit, kaloi gjashtë muaj në Dagestan
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive