Lidhje

Bota e akullit në Roevershagen


Një ekspozitë vjetore me skulptura akulli në qytetin Roevershagen të Gjermanisë, këtë vit ka përzgjedhur temën e botës së Rock and Roll-it.

Shtatëmbëdhjetë artistë nga Russia, Polonia, Letonia dhe Ukraina kanë derdhur me art, në akull idhujt e tyre të Rock and Rollit dhe stilin e viteve 1950 dhe 1960, për ekspozitën e titulluar “Bota e Akullit”.

Organizatorët thonë se një ekip prej 40 vetësh përdorën 260 tonë borë dhe 190 tonë akull për rikrijimin e Gracelandit, shtëpisë së mbretit të rock and roll-it, Elvis Presleyt.

Fëmijët që vijnë për të vizituar ekspozitën mund të rrëshqasin në një makinë gjigande lojërash të ndërtuar nga kampionët botërorë të gdhendjes së akullit Sergey Tselebrovskii dhe Sergei Zaplatin.

Ndërsa të rriturit, mund të shijojnë një gotë pije në një bar prej akulli, ku bie në sy një skulpturë e Marylin Monroe-së.

Ekspozita ka një temperature konsttnte prej minus 10 gradë Celsius, me qëllim që krijimet e ngrira të artisëve të ruhen.

Ekspozita do të japet duke filluar që nesër dhe do të qëndrojë e hapur deri në nëntor të vitit 2015.

XS
SM
MD
LG