E shtunë, 18 maj, 2013

Lajme

Ngadalësohet ekonomia e Gjermanisë

x
Madhësia e gërmave - +
Gjermania ka ekonominë më të fuqishme të Europës, por parashikimet ekonomike të saj janë tkurrur përballë recesionit të eurozonës.

Berlini tha sot se ekonomia e Gjermanisë u tkur me 0.5 për qind në tre-mujorin e fundit të vitit 2012, ulja më e madhe e regjistruar për ekonominë e këtij vendi në thuajse tre vite. Gjermania tha se rritja e saj ekonomike vitin e kaluar ra në 0,7 për qind.

Pritet që rritja ekonomike e këtij vendi të ulet edhe më shumë këtë vit, duke arritur në 0,4 për qind, më e ulët se ç'mendohej në një parashikim paraprak prej 1 për qind.

Ekonomia e 17 vendeve të eurozonës u ul në muajt prill – shtator të vitit 2012 dhe parashikuesit thonë se kjo prirje vazhdoi deri në fund të vitit. Përkeqësimi i ndjeshëm ekonomik në disa vende të eurozonës - si Greqia, Spanja, Italia- është mënjanuar disi nga ekonomia e fuqishme e Gjermanisë.

Por në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, eksportet, importet dhe investimet gjermane u ngadalësuan. Ky ngadalësim u vu re edhe në shpenzimet e konsumatorëve.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Petrit
16.01.2013 10:25
Ngadalesohet ekonomia ne Europe,shkaku!
Viktima u kap,kurse te pa ngopurit me pushte e para pa kufi,nuk kane te ndalur me politikat e tyre breda lloit.Kjo nje padije!Jo, por nje vazhdimesi e korrupsionit qe po geryen shtete ne vite.
Politikane dhe popujt nuk duhet ta injorojne historine e Babilonise se lashtesise qe nga nje shtet i superzhvilluar dhe me politka sociale te eksperimetuara dhe te sukseshme ne hereshmerine e tyre per babilonasit,brenda pak kohesh Babilonija e endrave njerezore,u kthye ne germadhe nga vete korrupsioni,ky virus i pamgoepsise per para e pushtet pa kufi gjate gjithe historise njerezore.
Korrupsioni,sikurse ekstremizmi kane qene dhe do te mbetet pasqyre e njerezve te ligj qe nuk ndjejne as per popull dhe as mer atdhe.Besoni dhe binduni dhe luftojeni korrupsioni e mos u beni pjese e saj,se historia ka vertetuar ne vite se korrupsioni dhe ushqyesit e saj,vetem nje fund te turpshem dhe pa kthim kane.

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Port i ri peshkimi në Durrës

Ai financohet me një kredi të favorshme nga Banka Islamike dhe parashikohet të përfundojë në fund të vitit tjetër.
Më tepër

Ethet e lotarisë përfshijnë Amerikën

Sot tërhiqen numrat e lotarisë me shumën 600 milionë dollarë
Më tepër

Dempsey: Raketat ruse po forcojnë Asadin

Shefi i Shtatmadhorisë kritikoi shitjen e raketave nga Rusia në Siri
Më tepër

Devon Allman, karriera dhe marrëdhënia me të atin, Gregg

Devon Allman është bir i muzikantit të famshëm të rrymës blues-rock Gregg Allman dhe një prej artistëve më të impenjuar të ditëve të sotme
Më tepër

Dita ndërkombëtare kundër homofobisë

Komuniteti LGBT shënoi këtë ditë me një konferencë, e para e këtij lloji, ku u tha se ky komunitet ende është i detyruar të jetojë në hije
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive