E mërkurë, 17 shtator, 2014

Lajme / SHBA

Gjyq ushtarak në Fort Hud të Teksasit

x
Një gjykatëse ushtarak në Fort Hud,në qendër të Teksasit, hodhi poshtë kërkesën për të mos lejuar dënimin me vdekje të majorit Nidal Hasan, i cili akuzohet për vrasjen e 13 njerëzve dhe tentativën për vrasje të 32 të tjerëve në vitin 2009. Koorespondenti i Zërit të Amerikës, Greg Flakus na njofton nga Hustoni se gjykatësja ende po shqyrton edhe kërkesa të tjera të mbrojtjes që mund të kenë në ndikim të madh në këtë çështje.
 
Gjykatësja e çështjes së majorit Nidal Hasan, kolonelja Tara Osborn, vendosi dje se dënimi me vdekje është ende i zbatueshëm, duke hedhur poshtë kërkesën e avokatëve mbrojtës që duket se kishe si qëllim një formë kompromisi. Në një kërkesë tjetër, avokatët e majorit Hasan kërkuan shqyrtimin e pranimit të fajësisë se kusht për faljen e jetës, por gjykatësja mund të mos jetë në gjendje të vendosë në favor të saj,pasi kodi ushtarak nuk e lejon një kompromis të tillë në rastet kur dënimi me vdekje është një nga opcionet.
 
Xhefri Korn, ish prokuror ushtarak dhe tani profesor i ligjit në Kolegjin Juridik të Teksasit Jugor në Hjuston, tha se gjykatësja Osborn do të shqyrtojë me kujdes të gjitha kërkesat e mbrojtjes megjithë iritimine publikut për zgjatjen e procesit.
  
“Nuk ka një rast të tillë që procesi të hapet dhe të mbyllet shpejt kur është fjala për dënimin me vdekje, veçanërisht në ushtri. Procesi, e drejta e të akuzuarit , duhet të mbrohet dhe të respektohet me skrupolozitet dhe në asnjë mënyrë një çështje e tillë të përfundojë shpejt”.
 
Korn thotë se çdo përpjekje për të kapërcyer kërkesat e mbrojtjes mund të hapë rrugën për apelime që do të merrnin vite të tëra që të zgjidheshin. Dëshmitarët thonë se Hasan hapi zjarr kundër ushtarëve që ishin në prag të dislokimit në Afganistan më 5 nëntor 2009. Policia civile e Fort Hudit hapi zjarr dhe e qëlloi atë katër herë, duke e lënë të paralizuar nga mesi e poshtë.
 
Avokatët e Hasanit po kërkojnë gjithashtu që ushtria të paguajë edhe për një specialist të pavarur të medias që ta ndihmojë atë të argumentojë se mbulimi i lajmeve ka kontribuar në paragjykimin e çështjes.
 
Çështja u pezulluar vitin e kaluar për shkak të urdhërave që Hasani të ruante mjekrën që ai tha se është shprehje e fesë së tij islame.
 
Korn thotë se çdo përpjekje nga gjykatësja ose komandanti i Fort Hudit për të vënë në zbatim kodin ushtarak të paraqitjes në këtë fazë, do t’i hapte rrugën Hasanit ta apelonte vendimin bazuar në ligjin federal për mbrojtjen e lirisë së fesë.
  
“Ai ndoshta do të ngrinte padi në gjykatën federale të distriktit dhe do t’i kërkonte një gjykatësi federal, një gjykatësi civil, të lëshonte një urdhër kundër komandantit të ushtrisë, duke u mbështetur në teorinë se rregullat ushtarake dhe urdhëri për heqjen e mjekrës shkel ligjin federal. Kjo do ta zgjaste procesin të paktën edhe gjashtë muaj”.
 
Korn thotë se nëse gjykatësja Osborn merr vendime për të gjitha kërkesat e mbrojtes deri në fund të javës, pa patur shtyrje të tjera procedurale, zgjedhja e jurisë për gjyqin ka të ngjarë të fillojë në prill ose në maj.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
17.09.2014
Emisioni televiziv Ditari

LAJME

Qeveria rishikon buxhetin dhe përfundon 51 rrugë

Sipas marrëveshjes me FMN, ulja e deficitit dhe borxhit publik pritej të niste vitin tjetër.
Më tepër

Fluturimet amerikane në hapësirë

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt rifillimit të dërgimit të astronautëve në orbitë nga territori i Shteteve të Bashkuara
Më tepër

OKB-ja në krye të përpjekjeve kundër Ebolës

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon thotë se OKB-ja po “vihet në krye” të përpjekjeve kundër epidemisë së Ebolës në Afrikën Perëndimore
Më tepër

Akuza për përkrahje të ISIS

Departamenti i Drejtësisë tha se 30 vjeçari Mufid Elfgeeh nga Nju Jorku, kishte inkurajuar dy vetë të udhëtonin jashtë Shteteve të Bashkuara për të luftuar në krah të Shtetit Islamik
Më tepër

Detajet e fushatës kundër ISIS

Udhëheqësit ushtarakë amerikanë po raportojnë para Presidentit Barack Obama për “detajet operacionale” të fushatës
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • An aerial view of lava flowing out of the Bardarbunga volcano in southeast Iceland. The Bardarbunga volcano system has been rocked by hundreds of tremors daily since mid-August, prompting fears the volcano could explode.
  • Members of the anti-war activist group CodePink interrupt a Senate Armed Services Committee hearing with Defense Secretary Chuck Hagel, left, and Army Gen. Martin Dempsey, chairman of the Joint Chiefs of Staff, on Capitol Hill in Washington, USA.
  • A Syrian refugee child eats inside his family's tent at an informal settlement in Deir al-Ahmar, Bekaa valley, Lebanon.
  • A woman from the Burji ethnic tribe fetches water from a well near Marsabit in northern Kenya.
  • Children are seen on the hills on the outskirts of Kathmandu, Nepal.
  • Shi'ite fighters, who have joined the Iraqi army to fight against militants of the Islamic State), take part in field training in the desert in the province of Najaf.
  • Horns are seen in Shimon Keinan's shofar manufacturing workshop in Givaat Yoav in the Israeli occupied Golan Heights.
  • Members of the military police march during a parade commemorating Independence Day in Tegucigalpa, Honduras, Sept. 15, 2014.
  • Sri Lankan dancers perform a traditional dance during a welcome ceremony following the arrival of Chinese President Xi Jinping at the Bandaranaike International Airport in Katunayake.
  • A jet aerial tanker drops its load of fire retardant on a fire near Pollack Pines, California, Sept. 15, 2014. The fire has consumed more than 3,000 acres and forced the evacuation of dozens of homes.
  • A child looks for metal scraps among cables on a barge in Manila, Philippines.

Interaktive

Amerika në 60 sekonda

No records found for this widget:806

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.