Lidhje

Marrëveshja e Parisit dhe ngrohja globale


Marrëveshja historike e arritur në Paris nga delegatët e më shumë se 190 vendeve ka për qëllim të ngadalësojë ritmin e ngrohjes globale.

Ja si u shpreh Barak Obama, President i SHBA-së:

"Edhe nëse të gjitha objektivat fillestare të miratuara në Paris do të realizoheshin, ne do të arrinim një përparim të vogël përsa sa i përket pakësimit të gazit karbonik në atmosferë, prandaj ne nuk mund të jemi të vetëkënaqur me marrëveshjen e Parisit. Problemi nuk është zgjidhur për shkak të kësaj marrëveshje".

Marrëveshja gjithashtu, për herë të parë, u kërkon vendeve të kufizojnë çlirimin e gazeve të efektit serrë.

Marrëveshja ka për qëllim të mbajë rritjen globale të temperaturës nën dy gradë Celsius, nga periudha paraindustriale, t’u japë miliarda dollarë në investime për klimën vendeve të varfëra, dhe të fillojë pakësimin e nivelit të çlirimit të karbonit të dëmshëm, sa më shpejt që të jetë e mundur.

Xie Zhenhua - i dërguari i posaçëm i Kinës për ndryshimin e klimës:

"Është e vërtetë se marrëveshja nuk është e përkryer dhe ka disa fusha që kanë nevojë për përmirësime. Megjithatë, kjo nuk na pengon të bëjmë hapa historikë përpara".

Marrëveshja u arrit pavarësisht kundërshtimeve të hershme nga India, Kina, Arabia Saudite, dhe Malajzia. Ato argumentonuan se vendet e industrializuara duhet të mbanin një barrë më të madhe financiare për këtë çështje.

Ekonomitë e këtyre vendeve "janë të varura nga lëndët djegëse fosile dhe kalimi në energji të gjelbër do të ishte shumë i vështirë.

Por Presidenti Obama thotë se Shtetet e Bashkuara janë një shembull se si krijimi i vendeve të punës mund të lulëzojë edhe në kohën kur bëhen përpjekje për pakësimin e ndotjes nga çlirimi i gazit karbonik të dëmshëm, i prodhuar nga hidrokarburet.

XS
SM
MD
LG