Lidhje

Kampioni i lojës Go mund kompiuterin


Kampioni botëror i lojës Go, e rifitoi sot reputacionin e tij, me fitoren e pare ndaj programit të zgjuarsisë artificiale të Google, pas tre humbjesh radhaz.

Mjeshtri i madh koreanojugor Lee Sedol e mundi programin AlphaGo sot në Seul në lojën e katërt në serinë e pesë më të mirave të lojës së vjetër kineze. Programi kompjuterin mori çmimin 1 milionë dollarësh pasi Lee humbi lojën e tretë dje.

33 vjeçari Lee që ka fituar 18 tituj ndërkombëtare për lojën Go, u përshëndet me duartrokitje të forta kur arriti në konferencën e shtypit pas fitores. Ishte një ndryshi atmosfere në krahasim me një ditë më parë kur ai kërkoi falje “për prezantimin e tij të dobët” dhe e pranoi se e kishte “nënvleftësuar” aftësinë e programit kompjuterik.

XS
SM
MD
LG