E shtunë, 25 maj, 2013

Lajme / Kulturë

Fituesit e çmimeve Grammy për vitin 2013

x
Madhësia e gërmave - +
Mike O’Sullivan
U zhvillua mbrëmë në Los Angelos të Kalifornisë, ceremonia e 55-të e çmimeve më të rëndësishme muzikore të vitit, Grammy.  Grupi britanik i muzikës rrok-folk Mumford and Sons mori çmimin Grammy për albumin më të mirë të vitit, me albumin e titulluar Babel. Çmimet e muzikës u ndanë këtë vit sipas vlerësimit të veteranëve të industrisë së muzikës dhe artistëve të pavarur. Pjesmarrës në ceremoni ishin artistë të mirënjohur si Elton John, Sting, Juanes etj.
                                        
Gurpi Mumford and Sons morri çmimin Grammy për albumin më të mirë.  Në mbrëmjen e ndarje së çmimeve ata interpretuan këngën e tyre të famshme “I Will Wait”.

Çmimin si grupi më i mirë rrok e mori The Best Keys me albumin e tyre “El Camino”.  Ata u vlerësuan me çmimin Grammy dhe për këngën më të mirë rrok “Lonely Boy” dhe interpretimin më të mirë rrok. Producenti i grupit të tyre Dan Auerbach u shpall producenti i vitit.

Muzikanti Gotye, me origjine belge dhe australiane mori çmimin Grammy për këngën “Somebody That I Used to Know”, e cila u shpall si regjistrimi më i mirë i vitit, të cilën e interpreton me artisten nga Zelanda e Re, Kimbra.

Ata u vlerësuan me çmimin Grammy edhe për duetin më të mirë. Gotye u vlerësua me çmim edhe për albumin alternativ me titull “Making Mirrors”.

Tre pjestarët e grupit pop rrok Fun., morën çmimin si artistët më të mirë të rinj, dhe kënga e tyre hit “We Are Young”, në bashkëpunim me Janelle Monae, mori çmimin si kënga me tekstin më të mirë.

Jennifer Lopez ishte ndër këngëtaret që u diskutua për veshjen e saj provokuese. Lopez tha :

 “U vesha kështu sepse lexova rregulloren”, duke patur parasysh njoftimin e pak ditëve më parë të organizatorëve të  çmimeve Grammy, ku njoftoheshin artistet pjesmarrëse të ishin të kujdeshme me veshjet e tyre.

Kelly Clarkson fitoi çmimin Grammy për zërin më të mirë me albumin e saj “Stronger”.
Clarkson e nisi karrierën e saj nga programi televiziv i zbulimit të talenteve “American Idol” , dhe vazhdoi më pas si artiste solo. Edhe Carrie Underwood pati të njëjtën përvojë. Ajo fitoi çmimin Grammy për interpretimin më të mirë në muzikën kantri me këngën “Blown Away”.

Zac Brown fitoi çmimin Grammy për albumin më të mirë kantri me titull “Uncaged”.

Këngëtarja britanike Adele fitoi çmimin për interpretimin më të mirë me këngën “Set Fire to the Rain”. Ajo tha se konkurrenca ishte e ashpër pasi në kategorinë e saj ishin Kelly Clarakson, Carly Rae Jepsen, Katy Perry dhe Rihana.

“Dua të përshëndes konkurrentet e tjera për gjithçka që ne vajzat bëjmë në muzikë, pasi ne punojmë shumë dhe bëjmë që gjithçka të duket e thjeshtë”.

Disa çmime Grammy u ndanë përpara se të niste transmetimi televiziv. Mes tyre çmimi për albumin më të mirë botëror, i cili u fitua nga muzikanti indian që nuk jeton më Ravi Shanker.

Muzikanti i xhazit latin Arturo Sandoval, fitoi çmimin Grammy për albumin e tij kushtuar muzikantiit të famshëm Dizzy Gillespie, i njohur si Dear Diz.

Jay-Z, Kanye West dhe muzikanti i rrymës elektronike Skrillex fituan përkatësisht nga tre çmime Grammy.

Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Obama: T'u pritet rruga sulmeve seksuale në ushtri

Obama: Ata që kryejnë sulme seksuale nuk kryejnë thjesht një vepër penale, por kërcënojnë edhe besimin dhe disiplinën që mbajnë ushtrinë tonë të fortë
Më tepër

Emily Bear, një pianiste e talentuar 11 vjeçare

Ajo ka marrë pjesë në koncerte në Carnegie Hall, Shtëpinë e Bardhë, festivale të klasit botëror, orkestra simfonike etj
Më tepër

Arrest shtëpie për shtatë të dyshuar për krime lufte

Një gjykatë e drejtuar nga EULEX-i caktoi masën e arrestit shtëpiak për shtatë ish pjesëtarë të UÇK-së që po hetohen nën dyshimet për krime lufte
Më tepër

Fushata zgjedhore fillon pa transparencë financiare

Organizatat e shoqërisë civile po shprehin shqetësim për mungesën e transparencës së tyre mbi financimet
Më tepër

Prishtina miraton planin për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Marrëveshja u siguron serbëve në komunat veriore të Kosovës një shkallë të lartë autonomie
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive