E martë, 21 maj, 2013

Lajme / Kulturë

Kandidaturat për çmimet muzikore Grammy

x
Madhësia e gërmave - +
Ceremonia e 55-të e çmimeve Grammy do të zhvillohet në Los Angeles të Kalifornisë në datën 10 shkurt. Në materialin në vazhdim do të njihemi me kandidaturat dhe kategoritë që konkurrojnë për të fituar çmimet Grammy për vitin 2013.
                                             
Tre kategori të reja janë shtuar për çmimet Grammy për vitin 2013: Albumi më i mirë bashkëkohor, albumi më i mirë me përmbledhje klasike,  si dhe albumi më i mirë jazz. Kandidaturat për albumin më të mirë bashkëkohor janë Chris Brown, Miguel dhe këngëtari nga New Orleansi Frank Ocean për albumin e tij të parë “Chanel Orange”.
Frank Ocean konkurron për 6 çmime, sëbashku me Kanye West, Jay – Z, Mumford & Sons,  Dan Auerbach i grupi The Black Keys dhe Fun, të cilët kanë më shumë kandidatura.


Cmimet Grammy
Loading
12:00:00 / -:--:--


Fun, në bashkëpunim me këngëtaren Janelle Monae, realizuan një nga sukseset më të mëdha të vitit  2012 me titull “We are young”, një nga 6 këngët që janë kandidate për çmimin Grammy për Regjistrimin e Vitit. Në këtë kategori përfshihen “Black Keys” për këngën “Lonley Boy”, Kelly Clarkson për këngën “Sronger”, Goteye dhe Kimbra me bashkëpunimin e tyre “Somebody that I Used to know”, Frank Ocean me këngën “Thinkin about you” dhe Taylor Swift me këngën “We are nevere ever getting back together”.

Për albumin më të mirë të vitit konkurrojnë: Frank Ocean, Fun, Mumford&Sons, The Black Keys dhe Jack White.

Për këngën më të mirë të vitit kandidaturat janë: “The A Team” nga Ed Sheeran, “Adorn” nga Miguel, “Call me maybe” nga Carly Rae Jepsen, Kelly Clarkson “Stronger” dhe “We are young” nga Fun.

Trioja muzikore folk nga Koloradoja, The Lumineers konkuron për albumin më të mirë me muzikë amerikane. Në albumin e tyre përfshihet një prej tre këngëve më të mira të muzikë pop me tuitull “Ho Hey”.

Ky grup do të bashkohet me emra të tjerë të njohur të muzikës për të interpretuar gjatë ceremonisë së çmimeve Grammy. Kjo ceremoni do të transmetohet drejtpërdrejtë në televizion nga Staple Center dhe në të do të marrin pjesë The Black Keys, Britney Spears, Carrie Underwood, Justin Timberlake, Jack White, Taylor Swift, Mumford & Sons, Rihanna e të tjerë. Ceremonia do të drejtohet nga LL Cool J.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Sekretari Kerry në Oman

Diplomati i lartë amerikan vazhdon përpjekjet për organizimin e konferencës së paqes mbi Sirinë - në pikëpyetje pjesëmarrja e Iranit
Më tepër

Senati amerikan: Apple, problem me taksat

Një Komisioni i Senatit amerikan thotë se kompania Apple ka krijuar filiale të huaja pa asnjë të punësuar apo pa zyra fizike, në mënyrë që të paguajë më pak ose aspak taksa mbi fitimet e saj.
Më tepër

Presidenti Obama vlerëson Birmaninë për reformat

Udhëheqësi amerikan lavdëroi homologun e tij birmanez që gjatë kohës në detyrë është përpjekur për të ulur tensionet me Uashingtonin
Më tepër

Presidenti Obama, shqetësim rreth rolit aktiv të Hezbollahut në Siri

Presidenti Obama i telefonoi dje homologut të tij libanez për të shprehur shqetësim rreth rolit aktiv dhe në rritje të Hezbollahut në Siri
Më tepër

Oklahoma: 91 të vdekur nga tornadoja

Në mesin e të vrarëve kishte edhe të paktën 20 fëmijë të cilët ndodheshin brenda një shkolle, kur tornadoja goditi të hënën pasdite.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive