Lidhje

Kreditorët paraqesin kundër propozimet për Greqinë


Burime të afërta me negociatorët për borxhin grek në Bruksel thonë se kreditorët i paraqitën të mërkurën Greqisë kundër propozimet e tyre për sugjerimet e para për reforma që paraqiti Greqia, të cilat mbulojnë një varg me ndryshime për çështje sensitive.

Në një intervistë që u publikua të mërkurën, Shefja e FMN-së Christinë Lagarde bëri të njohura kundërshtimet e saj ndaj propozimeve greke, që u fokusuan tek rritja e taksave, me synim pakësimin e borxhit buxhetor, duke shtuar se reformat duhet të jenë të besueshme.

Komisioneri evropain Pierre Moscovici sugjeroi se marrëveshja është e mundur, por shumë ministra, përfshirë Ministrin belg të Financave Johan van Overveldt, u treguan të matur. Ministri sllovak i Financave, Peter Kazimir, tha se ka kohë të mjaftueshme për të arritur një marrëveshje.

Greqia duhet t’i paguajë FMN-së borxhin deri më 30 qershor, kur skadon afati i ndihmës. Në se borxhi nuk pagohet, kjo mund të çojë deri në daljen e Greqisë nga Eurozona.

XS
SM
MD
LG