Lidhje

Greqia i paguan këstin Bankës Qendrore Evropiane


Greqia i pagoi Bankës Qendrore Evropiane një këst borxhi prej 3.5 miliardë dollarësh, më pak se një ditë para se të skadonte afati.

Greqia e bëri pagesën të enjten herët, disa orë pasi zyrtarët evropianë dhanë fonde nga Mekanizmi i Stabilitetit Evropian që do ta ndihmojë Athinën të mos falimentojë dhe të paguajë borxhin e saj.

Dje, ligjvënësit gjermanë votuan për të miratuar paketën 95 miliardë dollarëshe të shpëtimit. Meqenëse Gjermania është kontribuesja më e madhe në këtë paketë, parlamenti gjerman duhet ta miratonte marrëveshjen para se ajo të hynte në fuqi.

Ministri gjerman i financave, Wolfgang Schauble u tha ligjvënësve se do të ishte “e papërgjegjshme” të mos miratohej paketa, për të mirën e Greqisë dhe Bashkimin Evropian.

Të premten, ministrat e financave të Eurozonës miratuan pagesën e parë prej 29 miliardë dollarësh të paketës për Greqinë pasi parlamenti grek e kishte miratuar atë.

Vendimi i Eurozonës e shpëtoi Greqinë nga falimentimi dhe e ndihmoi të shmangte daljen nga Eurozona.

XS
SM
MD
LG