Lidhje

Greqia miraton masa të reja shtrënguese


Ligjvënësit në Greqi miratuan sot një ligj, që e çon vendin më pranë sigurimit të një pakete të re ndihmash me vlerën e disa milarda dollarëve.

Parlamenti grek miratoi sot një paketë masash shtrënguese, ku përfishet edhe ulja e pensioneve.

Udhëheqësit europianë i kërkuan Greqisë të marrë masa shtrënguese, që lidhen me shkurtimin e shpenzimeve, si një kusht për t’i dhënë ndihma të tjera vendit.

Paketa e re ndihmave, që është e treta për Greqinë, ka vlerën e 98 miliardë dollarëve.

XS
SM
MD
LG