E dielë, 19 maj, 2013

Lajme

Greqi: Shtohen ritmet e infektimit me HIV

x
Madhësia e gërmave - +
Zyrtarët evropianë të shëndetësisë thanë se infeksionet me virusin HIV mes përdoruesve të drogës në Greqi janë rritur me më shumë se 20 herë gjatë dy viteve të fundit, pjesërisht për shkak të mungesës së programeve të shkëmbimit të shiringave.
 
Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, tha sot se ka regjistruar 314 raste në Greqi gjatë tetë muajve të parë të vitit 2012. Kjo krahasohet me 208 raste për të gjithë vitin 2011 dhe jo më shumë se 15 raste në vitet 2001-2010.
 
Agjencia tha se është e paqartë se deri në çfarë mase kriza ekonomike ka kontribuar në këtë rritje, por paralajmëroi se masat shtrënguese dhe papunësia e lartë mund të çojnë në infeksione të reja nëse nuk zgjerohen programet e parandalimit.Agjencia tha në raportin e sotëm se kostoja e parandalimit të virusit HIV do të jetë më e ulët se kostoja e trajtimit të SIDAs.
 
Raporti thotë se Greqia shpërndan rreth 45 shiringa për çdo përdorues të drogës në vit, shumë poshtë standardeve ndërkombëtare prej 200 shiringash vit.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Emmelie de Forest fituese e Eurovisionit

Këngëtarja daneze debutoi me këngën e muzikës pop folk të titulluar Only Teardrops.
Më tepër

Provat me raketa të Koresë së Veriut

Kreu i Kombeve të Bashkuara shpreson se Korea e Veriut do të heqë dorë nga provat me raketa
Më tepër

Siri: Trupat qeveritare hynë në qytetin Kusairit

Aktivistët sirianë të të drejtave të njeriut thane se forcat e sigurisë intensifikuan sulmet në Kusair gjatë ditës, duke goditur me artileri dhe avionë luftarakë dhe duke shkatërruar shtëpi
Më tepër

SHBA: Një fiitues për llotarinë 590.5 milionëshe

Zyrtarët e lotarisë thane se bileta e vetme fituese e cila është blerë në një dyqan në Florida. Fituesi nuk ka është deklaruar ende
Më tepër

Liria e shtypit përballë sigurisë kombëtare

Debati për këtë temë është rihapur pasi Departamenti i Drejtësisë kontrolloi telefonatat e Associated Press
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive