E martë, 21 maj, 2013

Lajme / SHBA

Nju Jork, sistemi i autobuzëve në grevë

Shoferët e autobuzëve dhe ndihmësit e tyre, në qytetin me sistemin më të madh të shkollave publike në SHBA, janë hedhur në grevë për herë të parë prej një dekade

x
Madhësia e gërmave - +
Shoferët e autobuzëve dhe ndihmësit e tyre në New York, qyteti që ka sistemin më të madh të shkollave publike në Shtetet e Bashkuara, kanë hyrë në grevë, për herë të parë prej një dekade.

Më tepër se 150 mijë nxënës janë prekur nga greva e shoferëve. Kontrata e tyre e punës skadon më 30 qershor, por sindikata kërkon siguri për punën e shoferëve në kontratën e re.

Shoferët e autobuzëve të shkollave në New York punojnë për kompani private, me kontratë nga bashkia e qytetit.

Kryetari i Bashkisë, Michael Bloomberg thotë se një vendim gjykate i vitit 2011 nuk e lejon bashkinë që të garantojë ruajten e vendeve të punës në  kontratat e reja. Bashkia ka ofruar karta transporti publik falas për fëmijët që janë prekur nga greva.

Shumica e 1,1 milionë nxënësve të New Yorkut shkojnë në shkollë në këmbë, ose me autobuzët shkollorë.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Senati amerikan: Apple, problem me taksat

Një Komisioni i Senatit amerikan thotë se kompania Apple ka krijuar filiale të huaja pa asnjë të punësuar apo pa zyra fizike, në mënyrë që të paguajë më pak ose aspak taksa mbi fitimet e saj.
Më tepër

Presidenti Obama vlerëson Birmaninë për reformat

Udhëheqësi amerikan lavdëroi homologun e tij birmanez që gjatë kohës në detyrë është përpjekur për të ulur tensionet me Uashingtonin
Më tepër

Presidenti Obama, shqetësim rreth rolit aktiv të Hezbollahut në Siri

Presidenti Obama i telefonoi dje homologut të tij libanez për të shprehur shqetësim rreth rolit aktiv dhe në rritje të Hezbollahut në Siri
Më tepër

Rritet në 51 numri i të vdekurve nga stuhia në Oklahoma

Në mesin e të vrarëve kishte edhe fëmijë të cilët ndodheshin brenda në shkolle, kur tornado goditi të hënën pasdite.
Më tepër

Rusi: Zyrtarët thonë se vranë dy militantë

Forcat e sigurisë thane se ata po planifikonin një sulm terrorist në kryeqytet
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive