Lidhje

Kryeministri Gruevski, dorëheqja të premten


Kryeministri Gruevski paraqet programin e qeverisë së re
Kryeministri Gruevski paraqet programin e qeverisë së re

Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski njoftoi se do të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugën zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme.

Në një fjalim drejtuar vendit të enjten në mbrëmje, zoti Gruevski tha se dorëheqjen do t’ia dorëzojë kryetarit të parlamentit Trajko Veljanovski të premten.

Dorëheqja e kryeministrit është pjesë e marrëveshjes së arritur me B.E. që synon zgjidhjen e krizës politike në vend, duke zhvilluar zgjedhje të parakoshme më 24 prill.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, kryeministri Gruevski duhet të largohet nga detyra 100 ditë para zhvillimit të zgjedhjeve të parakoshme. Afati i fundit ishte 15 janari.

Opozita ka lënë të kuptohet se dëshiron shtyrjen e zgjedhjeve. Zoti Gruevski e akuzoi Lidhjen Social Demokrate të opozitës, duke thënë se ajo “po hedh hije mbi këtë marrëveshje për të ruajtur krizën dhe konfliktin dhe për të penguar të drejtën e popullit që të zgjedhë drejtuesit e tij”.

Kriza politike në Maqedoni u shkaktua nga një sërë përgjimesh të paligjshme të zyrtarëve dhe drejtuesve të lartë politikë të vendit të cilat opozita i bëri publike.

XS
SM
MD
LG