E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme

Rreziku i piraterisë në internet

x
Madhësia e gërmave - +
Zyrtarët amerikanë thanë se një raport i ri i qeverisë jep hollësi mbi kërcënimet që përbën pirateria në internet ndaj ekonomisë, ndërkohë që Kina është në krye të vendeve që kryejnë sulme kibernetike.
 
Zyrtarët folën për mediat amerikane mbi këtë raport sekret të titulluar "Vlerësime të Zbulimit Kombëtar”. Duke iu referuar raportit, gazeta Washington Post, thotë se piratët po vënë në shënjestër sektorët e energjisë, financave, teknologjisë së informacionit, aviacionit dhe automobilëve.
 
Sipas disa llogaritjeve, kostoja e këtyre sulmeve për ekonominë amerikane kap dhjetra miliarda dollarë çdo vit. Por disa kompani ngurrojnë t'i raportojnë dëmet e shkaktuara nga sulmet kibernetike, prandaj kostoja e vërtetë është e panjohur.
 
Shtëpia e Bardhë po shqyrton mundësitë për t'u kundërpërgjigjur, ku përfshihet vendosja e kufizimeve të vizave dhe masa të ndryshme tregëtare. Gazeta Washington Post thotë se presidenti  Barack Obama pritet të nxjerrë këtë javë një urdhër ekzekutiv për sigurinë kibernetike që synon mbrojtjen e sektorit privat ndaj përpjekjeve të piraterisë në internet.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

FBI: Avionët pa pilot përdoren në SHBA

Shtetet e Bashkuara kanë përdorur prej vitesh avionë të telekomanduar përgjatë kufijve jugorë dhe veriorë
Më tepër

Vëzhguesit vendorë: Situata e KQZ me pasoja

Vëzhguesit shprehin shqetësim mbi përdorimin e burimeve zyrtare në fushatë
Më tepër

Fushatë pa debat në Shqipëri

Mungesa e debateve televizive mes kryeministrit Berisha e kryetarit socialist Rama, sipas gazetarëve, është një mungesë e madhe në këtë fushatë.
Më tepër

"Betejë" në basketbollin amerikan

Një kthesë dramatike në lojën mes ekipit Heat të Majamit dhe Spurs të San Antonios, i dha fitoren Majamit
Më tepër

Fushata elektorale e Shkodrës

Listat e kandidatëve për deputetë kryesohet nga Kryetarja e Parlamentit, zonja Jozefina Topalli dhe profesoresha e njohur, Mimoza Hafizi.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive