E dielë, 19 maj, 2013

Lajme

Republikanët nuk lejojnë votimin për Hagel

Presidenti Barack Obama e quajti debatin për bllokimin e kandidaturës së zotit Hagel të pashembullt.

x
Madhësia e gërmave - +
Republikanët në Senat nuk lejuan votimin për konfirmimin e Chuck Hagel në postin e Sekretarit  të Mbrojtjes.
 
Senatit iu deshën edhe dy vota dje për të plotësuar kërkesën e demokratëve që t’i jepej fund debatit dhe kandidatura e tij të hidhej në votë.
 
Senatori republikan John McCain pati disa nga argumentat më kritike rreth kandidaturës së zgjedhur nga Presidenti Obama. 
 
"Historia nuk ka të ngjarë të jetë në anën e senatorit Hagel i cili kritikoi ashpër vendimin për shtimin e forcat amerikane në mënyrë që të ulej vala kryengritëse në Irak, një vendim që parandaloi humbjen e asaj lufte. Ai tha se ishte kjo politika e jashtme më e gabuar që nga Vietnami. Tani duket qartë se kjo deklaratë ishte e gabuar dhe absurde. "  

Por demokratët kundërshtuan sulmet mbi zotin Hagel, i cili është republikan. Senatori Richard Durbin sugjeroi se republikanët që po vonojnë votimin për konfirmimin e zotit Hagel po e vënë vendin në rrezik.  
 
"Chuck Hagel bëri atë që iu kërkua, iu përgjigj pyetjeve para komisionit. Për një person, një ish koleg është vërtet e vështirë të kuptojë apo shpjegojë pse ka kaq shumë njerëz në anën republikane që vënë në dyshim kandidaturën e mikut të tyre nga Nebraska, që ka shërbyer për ka shumë vite. " 

 Senati është tani 10 ditë pushim dhe zoti Hagel do të duhet të presë të paktën pas këtij pushimi për të parë në se do të jetë shefi i ardhshëm i Pentagonit.
 
Presidenti Barack Obama e quajti debatin për bllokimin e kandidaturës së zotit Hagel të pashembullt. 
 
Ai tha se është për të ardhur keq që senatorët po përdorin këtë lloj politike ndërsa vendi është ende në luftë në Afganistan.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Sammy nga: Canada
16.02.2013 14:51
Hagel i ka te gjitha kredencialet ,ai eshte nje senator ,por ai ka bere disa deklarata qe ja keq perdorin ,kjo eshte si puna e asaj e lagu apo se lagu.Pastaj te mos harrojme se ai ka thene se une jam nje senator Amerikan dhe jo nje senator Izrealit,kjo eshte hall me burrin e hall me vjerren,megjithate ai do te zgjidhet,por duhet tu tregohet te tjereve qe te ecin me hapin e toges.....Obama eshte the BEST

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Flamengoja amerikane

Në një vend imigrantësh me një kulturë të shumëllojshme, nuk është e papritur që muzika amerikane të jetë gjithashtu një përzjerje ndërkombëtare
Më tepër

Westerwele shkon në Beograd dhe Prishtinë

Shefi i diplomacisë gjermane do të nxitë palët që të pajtohen për rrugët e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve
Më tepër

Emigrantët shqiptarë kthehen nga Greqia

Disa dhjetëra familje të emigrantëve shqiptarë që po kthehen nga Greqia po fillojnë në Shqipëri të ngrenë ferma të vogla bujqësore.
Më tepër

Gratë kryefamiljare në vështirësi

Një grup grash hapën një ekspozitë me punimet e tyre artizanale, mbështetur në traditën popullore të Malësisë.
Më tepër

Fushata, Kuvendi i socialistëve hapet me aleatët

Në krah të kryetarit Edi Rama drejtuesit e të gjithë forcave që janë në koalicion me socialistët. Meta “Ky bashkim nuk është një kalkulim numrash”
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive