E enjte, 20 qershor, 2013

Lajme

Senat: Kandidatura Chuck Hagel në votë

x
Madhësia e gërmave - +
Senati amerikan pritet të konfirmojë së shpejti Chuck Hagel si sekretarin e ardhshëm të mbrojtjes.
 
Senati votoi sot paradite për t’i dhënë fund debatit për kandiaturën e ish-senatorit, duke hapur rrugën për konfirmimin e tij më vonë sot nga senati i kontrolluar nga demokratët.
 
Republikanët e shtynë votimin gati dy javë më pare, duke ngritur ankesa rreth pikëpamjeve të kolegut të tyre për Lindjen e Mesme, si dhe madhësinë e arsenalit bërthamor të Amerikës.
 
Republikanët e akuzuan zotin Hagel se ka qënë shumë i butë ndaj Iranit dhe shumë kritik ndaj Izraelit. Gjatë seancës dëgjimore për konfirmimin e tij para Komisionit të senatit për Forcat e Armatosura, senatori John McCain kritikoi pikëpamjet e zotit Hagel për shtimin e trupave amerikane në Irak në vitin 2007.  
 
Megjithë kritikat e vazhdueshme, republikanët në senat lanë të kuptohej dje në mbrëmje se nuk do ta bllokojnë votimin për kanditaturën e zotit Hagel.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Afganistani pezullon negociatat me SHBA

Sekretari i Shtetit, John Kerry, foli dy herë me zotin Karzai dje, në përpjekje për të zbutur kundërshtimet e udhëheqësit afgan
Më tepër

Raporti 2013 i DASH-it për trafikimin njerëzor

Shqipëria vendoset në Listën e Vëzhgimit ‘Grupi 2’
Më tepër

Reagime për protestat në Turqi

Kryeministri turk kundërpërgjigjet ndaj kritikave ndërkombëtare për shtypjen e demonstruesve.
Më tepër

Debat në Senat për reformën e imigracionit

Një raport i Kongresit përllogarit se reformimi i sistemit dhe legalizimi i 11 milionë imigrantëve do të forcojë ekonominë dhe financat
Më tepër

FBI: Avionët pa pilot përdoren në SHBA

Shtetet e Bashkuara kanë përdorur prej vitesh avionë të telekomanduar përgjatë kufijve jugorë dhe veriorë
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive