E shtunë, 25 maj, 2013

Lajme / SHBA

Anonymous në faqe të qeverisë amerikane

Grupi ndërkombëtar i piratëve të kompiuterave po kërcënon se do të publikojë informacione sekrete, mbasi hyri vjedhurazi në një faqe të një Komisioni të Kongresit për Dënimet, një agjenci e pavarur juridike

x
Madhësia e gërmave - +
Grupi ndërkombëtar i piratëve të kompiuterave Anonymous po kërcënon që do të publikojë informacione sekrete të qeverisë amerikane, mbasi hyri vjedhurazi në një faqe të një Komisioni të Kongresit për Dënimet, një agjenci e pavarur juridike.

Grupi thotë se ka hyrë në faqe në shenjë hakmarrje për vdekjen e aktivistit të internetit Aaron Swartz, i cili vrau veten dy javë më parë. Piratët e kompjuterit morën kontrollin e faqes së internetit të Komisionit mëngjesin e sotëm, duke vendosur në faqen e saj paralajmërimin se “është kaluar kufiri” me vdekjen e Swartzit.

Gjeniu  i kompjuterave, 26 vjeçar Swarts , i cili ndihmoi në krijimin e rrjetit të informacionit përmes internetit RSS, apo faqen e medias sociale Reddit, ishte thirur për t’u paraqitur në një gjyq gjatë këtij viti, nën akzuat federale se ka vjedhur miliona dollarë nga artikuj studjuesish prej arkivës në internet dhe nga shërbimi i shpërndarjes së artikujve gazetareskë Jay-store.

Ai kishte bërë të mundur që këta artikuj të merreshin falas nga publiku në internet dhe mund të dënohej për këtë me 35 vjet burg, nëse gjendej fajtor. Familja e Swartzit tha në një deklaratë tha se vdekja e tij është “produkt i një sistemi kriminal gjyqësor”.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Obama: T'u pritet rruga sulmeve seksuale në ushtri

Obama: Ata që kryejnë sulme seksuale nuk kryejnë thjesht një vepër penale, por kërcënojnë edhe besimin dhe disiplinën që mbajnë ushtrinë tonë të fortë
Më tepër

Emily Bear, një pianiste e talentuar 11 vjeçare

Ajo ka marrë pjesë në koncerte në Carnegie Hall, Shtëpinë e Bardhë, festivale të klasit botëror, orkestra simfonike etj
Më tepër

Arrest shtëpie për shtatë të dyshuar për krime lufte

Një gjykatë e drejtuar nga EULEX-i caktoi masën e arrestit shtëpiak për shtatë ish pjesëtarë të UÇK-së që po hetohen nën dyshimet për krime lufte
Më tepër

Fushata zgjedhore fillon pa transparencë financiare

Organizatat e shoqërisë civile po shprehin shqetësim për mungesën e transparencës së tyre mbi financimet
Më tepër

Prishtina miraton planin për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Marrëveshja u siguron serbëve në komunat veriore të Kosovës një shkallë të lartë autonomie
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive