Lidhje

Halili: Nuk kam kënduar në Beograd


Këngëtarët e mirënjohur të muzikës popullore shqiptare, bashkëshortët Merita Halli dhe Raif Hyseni kanë vite që kanë imigruar në Shtetet e Bashkuara nga Shqipëria dhe Kosova. Historia e tyre është një histori suksesi në Shtetet e Bashkuara: ata kanë arritur jo vetëm të punojnë në profesionin e tyre, atë të artistit, por edhe të jenë shumë të sukseshëm.
Intervistë me Merita Halilin
please wait

No media source currently available

0:00 0:08:10 0:00

Merita dhe Raifi kanë një intinerar të ngjeshur, duke dhënë koncerte jo vetëm në qytete kryesore ku jeton diaspora shqiptare, por edhe në festivale folklorike në shtete të ndryshme amerikane, ku janë duartrokitur nga publiku amerikan, edhe pse muzika që ata këndojnë është muzikë shqiptare, pra jo fort e njohur për audiencën amerikane, me këngë në shqip.

Gjatë një interviste me Zërin e Amerikës, zonja Halili tha se nuk kishte kënduar ndonjëherë në Beograd, duke iu përgjigjur disa komenteve që kanë shkaktuar diskutime në media.
XS
SM
MD
LG