E enjte, 23 maj, 2013

Lajme / Kulturë

Kërcimi “Harlem Shake” ka adhurues anembanë botës

x
Madhësia e gërmave - +
Një kërcim në You Tube i quajtur Harlem Shake po tërheq një shikueshmëri të lartë në Internet në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë tyre. Në dy javët e kaluara, mijëra njerëz kanë postuar videoklipe të shkurtra  të tyre dhe të miqve duke kryer lëvizje sipas një melodie pak të njohur të publikuar nga një Dj në New York. Shumica e këtyre videoklipeve ndjek një formulë bazë që ishte e lehtë për t’u përsëritur nga adhuruesit anembanë botës, përfshi edhe ata në Uashington.
                                            
Jemi në Parkun e zonës së quajtur Dypon në Uashington. Dy pinguinë po vallzojnë me muzikë elektronike. Njerëzit përreth nuk duket se i vënë re ata.
Papritur,  zona mbushet me kërcimtarë.

Grumbullime të tilla përmes rrjeteve shoqërore janë pjesë e një vale entuziastësh të You Tubit të cilët përdorin këngën Harlem Shake të një njeriu që e quan vehten DJ Baauer- për të kthyer zona normale në një zonë kaotike vallëzimi.

“Jordin’s paradise” një studio vallëzimi dhe palestër në Uashington, është organizuesja e këtij grumbullimi përmes Facebook-ut, ku ka pjesëmarrës aktivë.

“Mendoj se kënga është e kapshme, dhe nëse Gangnam Style ishte e vështirë për t’u kapur nga të gjithë, kjo është e thjeshtë.  Edhe nëse nuk vallëzoni, ju mund të lëvizni si të doni”.

Në fillim të shkurtit, pesë adoleshentë australianë ishin mes të parëve që vunë në internet një video të Harlem Shake - duke krijuar versionin më popullor ku kërcimtari nuk vihet re nga ata që janë rreth tij, deri sa çdo kush bashkohet me të.
You Tube thotë se mijëra versione janë shkarkuar në muajin shkurt, me një shikueshmëri prej 175 milionë vetash.

Më të ndjekurat janë ato video që kanë bashkëpunime me një ekip noti dhe zhytësish në Universitetin e Xhorxhias, oficerë të ushtrisë norvegjeze, një kompani mediatike dhe një komedian i quajtur Filthy Frank.

Dyshja amerikane e muzikës rok Mat dhe Kim ka një prej videove më të klikuara me një koncert ku 5000 shikues vallëzojnë sëbashku me kërcimtarët.
Cinikët thonë se prirja e imitimit në rastin e Harlem Shake, do të bëjë që njerëzit të lodhen me të.

Këngtari i dyshes rok Matt Johnson i tha Zërit të Amerikës përmes SKYP-it se ai shtë i befasuar që tërheqja ndaj kësaj kënge ka vazhdar kaq gjatë.

“Kjo është natyra e këtyre paraqitjeve në Internet, që ato të shkarkohen shpejt. Çdo gjë është për t’u shkarkuar e për t’u hedhur në treg”.

Rania Jaziri e studios “Jordin’s paradise” shpreson se kjo modë do të zgjasë.

“Njerëzit duan të vallëzojnë, pa pyetur për koreografi , thjesht për t’u argëtuar me njëri- tjetrin”.

Këta kërcimtarë në Uashington po tregojnë se nuk është shumë vonë që t’i bashkohen vallëzimit “Harlem shake” dhe të ndajnë me të tjerët krijimin e tyre në Internet me shpresën  për të arritur diçka nga lavdia që të jep You Tubi.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Kosovë: Pesë të arrestuar për krime lufte

Arrestimet janë pjesë e hetimeve për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Drenicës në Kosovën qendrore
Më tepër

Uashingtoni pohon përdorimin e avionëve të telekomanduar

Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder deklaron në një letër drejtuar udhëheqësve të Kongresit se SHBA kanë vrarë shtetas amerikanë me avionë të telekomanduar në Jemen e Pakistan në vitin 2009
Më tepër

Cameron: Sulmi i ngjan një akti terrorist

Kryeministri britanik shprehu tronditjen lidhur me sulmin e djeshëm në jug të Londrës që la të vrarë një person
Më tepër

AI: Të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe Kosovë për 2012

Shqetësimet për Shqipërinë: Dhuna në familje, diskriminimi i komuniteteve rom dhe gay; Shqetësim për Kosovën dhe Serbinë: Marrëveshja nuk merr parasysh të drejtat e njeriut
Më tepër

Fushata elektorale në Gjirokastër

Partitë politike kryesore paraqitën pesë kantidatët për garën e 23 qershorit, duke premtuar projekte për Qendrën Historike dhe hapjen e vendeve të punës
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive