E mërkurë, 22 maj, 2013

Lajme / SHBA

15 vjet burg shqiptarit për mbështetje terrorizmi

In this courtroom sketch, Agron Hasbajrami, center, is arraigned on a charge of providing material support to terrorists Friday, Sept. 9, 2011 in Brooklyn Federal Court in New York. The government alleges that since 2010, Hasbajrami, an Albanian citizen aIn this courtroom sketch, Agron Hasbajrami, center, is arraigned on a charge of providing material support to terrorists Friday, Sept. 9, 2011 in Brooklyn Federal Court in New York. The government alleges that since 2010, Hasbajrami, an Albanian citizen a
x
In this courtroom sketch, Agron Hasbajrami, center, is arraigned on a charge of providing material support to terrorists Friday, Sept. 9, 2011 in Brooklyn Federal Court in New York. The government alleges that since 2010, Hasbajrami, an Albanian citizen a
In this courtroom sketch, Agron Hasbajrami, center, is arraigned on a charge of providing material support to terrorists Friday, Sept. 9, 2011 in Brooklyn Federal Court in New York. The government alleges that since 2010, Hasbajrami, an Albanian citizen a
Madhësia e gërmave - +
Gjykata për Distriktin Lindor të Bruklinit në Nju Jork dënoi  qytetarin shqiptar 27 vjeçar Agron Hasbajrami, me banim në Bruklin me 15 vjet burg për tentativë mbështetjeje materiale të grupeve terroriste. Ai do të dëbohet nga Shtetet e Bashkuara kur të përfundojë dënimin.

Sipas deklaratave gjatë séances kur pranoi fajësinë vitin e kaluar dhe dokumenteve të gjykatës, Hasbajrami kishte shkëmbyer mesazhe elektronike me një individ në Pakistan që i kishte thënë se ishte anëtar i një grupi të armatosur që kishte vrarë ushtarë amerikanë. Ai i kishte dërguar këtij individi mbi 1 mijë dollarë për të mbështetur kauzën xhihadiste.  Pastaj për të zbatuar synimin për të marrë pjesë në xhihad, ai ishte përpjekur të shkonte në rajonet fisnore të Pakistanit.

Në një mesazh elektronik Hasbajrami thoshte se donte të udhëtonte jashtë Amerikës, për “t’u martuar me vajzat e parajsës”, një retorikë xhihadiste që interpretohet si dëshirë për të vdekur si martir.

Më 5 shtator 2011, Hasbajrami bleu një biletë pa kthim për në Turqi dhe nga komunikimet e tij me email rezultonte se ai do të shkonte në zonat fisnore kufitare të Pakistanit. Të nesërmen ai u arrestua në aeroportin John F. Kennedy në Nju Jork. Pas arrestimit në banesën e tij u gjet mes të tjerash një shënim ku thuhej “mos prit për pushtimin, është koha për martirizim”.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: tini nga: france
10.01.2013 11:04
nuk duhet me i pergjithesu njerzit, sa organizata ka pas ne kosove edhe kerkush nuk ndermori asgje ndaj ushtrise amerikane apo te ndonje shteti tjeter ,ka njerez qe ndikohen ,apo edhe kane qellime tjera ...


nga: Petrit
10.01.2013 09:50
NDAJ TERRORRISTE DUHET DENIM I PERJETESHM SE VETEM NE KETE MENYRE NJEREZIMI I THOTE NDAL FATKEQESIVE QE MBJELLIN ATO.
DENIMI NDAJ TYRE DUHET TE JETE NE MAKSIMUNIN E LIGJEVE,ATO NUK JANE VETEM FUNDAMENTALISTE ISLAMIK,POR JANE DJAJ ME FYTYRA NJEREZORE QE DUHEN IZOLUAR PER JETE.


nga: Anonim
09.01.2013 17:41
Mostra Agron Hasbajrami qe punoi me organizaten teroriste Xhihadiste duhet te denohet me burg te perjetshme dhe jo 15 vjet burg,ky moster eshte shqipetar nga kosova,,teroristet islamike radikale ne i solli Sali Berisha ku ngriten organizata bija te Al kaedes keta radikale islamike duhet te largohen nga kosova dhe Shqiperia..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Pheniani dërgon një emisar të posaçëm në Pekin

Z. Choe besohet të jetë zyrtar i nivelit më të lartë që Pheniani ka dërguar në Pekin që kur z. Kim mori përsipër udhëheqjen e vendit pas vdekjes së babait të tij në fund të vitit 2011.
Më tepër

SHBA dhe Rusia, marrëdhënie të ndërlikuara

Analistët: Mosmarrëveshjet e mëparshme pengojnë përpjekjet amerikano-ruse për të ndihmuar Sirinë
Më tepër

SHBA - Reforma e imigracionit

Komisioni i Senatit amerikan për çështje Juridike ka miratuar një projekt-reformë masive të imigracionit, duke votuar që dokumenti t'i kalojë Senatit për diskutim.
Më tepër

Sekretari Kerri në mision diplomatik mbi Sirinë

Sekretari Kerry do të flasë në konferencën e Grupit Miqtë e Sirisë që mbështet opozitën siriane, për të ndërtuar konsensus për një konferencë paqeje ndërkombëtare që organizatorët duan të mbajnë muajin e ardhshëm në Gjenevë
Më tepër

Nigeria do t'i lirojë të gjitha gratë e burgosura për ekstremizëm islamik

Ministria e Mbrojtjes tha të martën se veprim është në përputhje me atë që e quan "zemërgjerësi presidenciale për të rritur përpjekjet për paqe."
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive