Lidhje

Raketa amerikane e zhdukur, shfaqet në Kubë


Zyrtarët amerikanë po përpiqen të zbulojnë sesi një raketë e çaktivizuar Hellfire, e përdorur në një mision stërvitor në Evropë, përfundoi në Kubë, siç thuhet në një artikull. Është një nga zhdukjet më misterioze të teknologjisë ushtarake amerikane.

Gazeta “The Wall Street Journal” njoftonte sot se zyrtarët amerikanë prej më shumë sesa një viti, janë përpjekur të bindin qeverinë kubaneze që ta kthejë raketën, që ata thonë se ishte dërguar gabimisht nga Evropa në Kubë në vitin 2014.

Zyrtarët thonë se raketa model ishte dërguar nga kompania që e prodhoi, Lockheed Martin, në Spanjë ku ishte përdorur në një stërvitje ushtarake të NATO-s. Destinacioni i mëpasshëm duhej të ishte Florida, por ajo u zhduk pasi ishte dërguar në një udhëtim përreth Evropës.

Në kohën kur zyrtarët vunë re se raketa ishte zhdukur, ajo po transportohej nga Parisi në Havanë në një avion të Air France.

Gazeta njofton se hetuesit federalë po shqyrtojnë nëse zhdukja ishte vepër e spiunëve, kriminelëve apo thjesht rezultat i një sërë gabimesh.

XS
SM
MD
LG