E martë, 21 tetor, 2014

Lajme

Festivali i Dritave në Helsinki

Festivali finlandez ofron skena të bukura me drita gjatë ditëve më të errëta të vitit

x
Festivali i Dritave në Helsinki ofron skena të bukura me drita gjatë ditëve më të errëta të vitit. Ditët gjatë dimrit në Finlandë ditët janë të shkurtra dhe dielli ndriçon vetëm disa orë. Këtë vit shumë artistë finlandezë dhe ndërkombëtarë kanë paraqitur punimet e tyre në festival. Festivali u mbyll më 8 janar.

Katedralja e Bardhë e Helsinkit shkëlqen në errësirën e dimrit. Festivali i Dritave ndriçon pjesën më të errët të vitit me drita të lloj-llojshme.

Gjatë festivalit Katedralja e Bardhë në Sheshin e Senatit në Helsinki shndërrohet në një skenë madhështore dritash.

Këtë skenë madhështore e kanë krijuar dy dizenjatorë gjermanë. Në murin e bardhë të katedrales përmes pamjeve filmike nga tre vende pasqyrohen imazhe të bukura të qiellit dhe detit.

Njerëzit shikojnë dhe dëgjojnë përplasjen e valëve të detit në murin e kishës që shoqërohen me theksimin e ngjyrave të larmishme dhe lëvizjen e krijesave të ndryshme.
Ngjyra e verdhë e ndezur është një pamje e pazakontë në mes të dimrit, kur kryeqyteti finlandez përjeton vetëm disa orë me diell në ditë gjatë muajve më të errët të vitit.

Llambat ngjyrë portokalli janë pjesë e festivalit të përvitshëm, i cili feston dritën gjatë errësirës së janarit përmes instalimit dhe aktivizimit të llambave të ndryshme.

Artisitja 27 vjeçare Jeni Kaarianien ka krijuar Diellin e Natriumit, një nga instalimet më të spikatura të festivalit këtë vit, në të cilin prezantohen punimet e shumë artistëve finlandezë dhe atyre ndërkombëtarë.

“Në vendin tonë kemi stinë të ndryshme. Pra, netët janë shumë të errëta dhe ditët janë me dritë të fortë. Prandaj ka një kontrast të madh në stinët e ndryshme të vitit dhe ndryshimi i dritës është i theksuar”.

Punimet e Jenni Kaarianen janë në mesin e shumë punimeve të artistëve tjerë të përfqësuar në Sheshin Kansalaistori në Helsinki.

Edhe puna e artistit nga Hong-Kongu, Twinsen Ho, i cili ka krijuar një kopsht përrallor që trajton tema të folklorit finlandez pëlqehet shumë nga adhuruesit e festivalit.

Edhe punimet interaktive të artistit nga Londra Dan Shorten kanë zgjuar interesimin e shumë vizitorëve. Instalimet e tij të quajtura Reveal ose “Zbulesa”, janë punime arti teknologjikisht më të përparuara.

Përmes ndjesorëve ky punim krijon një video hartë interaktive e cila kombinon lëvizjet e audiencës me imazhet e projektuara në mur, thotë 33 vjeçari Shorten, i cili është mësues në Shkollën e Muzikës dhe Dramës Guildhall në Londër.

“Ky punim është një video hartë me ndjesorë që ndjekin lëvizjet. Kemi shfrytëzuar një pjesë të murit rreth 20 metra të gjërë dhe 6 metra të lartë dhe kemi projektuar një imazh tjetër mbi të njëjtin mur. Pra, kjo funksionon si një maskë, në atë mënyrë që, lëvizjet e audiencës dhe veprimet e tyre heqin disa pjesë të maskës dhe zbulojnë pjesë të video imazheve të fshehura interaktive”.

Festivali i Dritave në Helsinki shfrytëzon disa nga ndërtesat më të bukura të qytetit muret e të cilave përdoren nga artistët.

Stadiumi Olimpik, i ndërtuar për lojrat verore të vitit 1952, është i ndriçuar me ngjyrat e ylberit.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.

LAJME

Ndahet nga jeta dizenjatori Oscar de la Renta

Dizenjatori legjendar vdiq pas një beteje 10 vjeçare me kancerin
Më tepër

SHBA kërkon mbështetjen e vendeve aziatike në luftën kundër ISIS-it

Ushtria amerikane i dha ndihma nga ajri kurdëve në Kobani.
Më tepër

SHBA, gjyqi për sulmet në Benghazi

Një shtetas libian ka deklaruar pafajësinë në një gjykatë federale amerikane ku iu lexuan akuzat për përfshirje në sulmet e 11 shtatori 2011 në Bengazi të Libisë, ku u vranë katër shtetas amerikanë, përfshirë ambasadorin Chris Stevens.
Më tepër

AI: Të dyja palët në Ukrainë kryen vrasje pa gjyq

Organizata Amnesty International thotë se si separatistët pro-rusë, ashtu edhe forcat pro-Kievit janë përgjegjëse për “incidente të izoluara” vrasjesh pa gjyq në Ukrainën lindore
Më tepër

Rama: Pse nuk e anulova vizitën në Beograd?

Kryeministri shqiptar tha në mbrëmje se “anulimi i vizitës në Serbi nuk do të ishte përgjigja e merituar për gjithshka të padrejtë që ju bë Shqipërisë dhe shqiptarëve në kryeqytetin serb”
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • A man reads under trees in fall color at Sheffield Park Garden near Haywards Heath in southern England.
  • Acrane in front of the sun as a sandstorm engulfs Kuwait City.
  • Indonesian President Joko Widodo gestures to the crowd during a street parade following his inauguration in Jakarta.
  • Kurdish refugees from the Syrian town of Kobani prepare tea in a camp in the southeastern town of Suruc, Sanliurfa province.
  • Thick smoke and flames from an airstrike by the U.S.-led coalition rise in Kobani, Syria, as seen from a hilltop on the outskirts of Suruc, at the Turkey-Syria border.
  • White tigers Olga and Ashka rest at the Zoo Pessac-Bordeaux in Pessac, France.
  • A street vendor spreads vermilion powder used for worship during the Tihar festival, also called Diwali, in Kathmandu, Nepal.
  • Hawaian surfer John John Florence competes during the quarter-final heat of the Moche Rip Curl Pro Portugal at Supertubos Beach in Peniche, Portugal.
  • Shih Tzu dogs look out from a chicken coop where they are temporarily placed by their owner as a fire razed a residential area in Manila, Philippines.
  • Members of Shwet Ashw, the motorcycle display team of the Indian army, lie in a row on ground as a motorist performs a stunt during the platinum jubilee celebrations of Corps of Military Police in Bangalore, India.
  • Kenyan students perform a Maasai traditional warrior song during the Mashujaa Day (Hero's Day) celebrations at the Nyayo National Stadium in Nairobi. The national holiday commemorates those who had taken part in the country's struggle for liberation.
  • Toy Lego characters depicting a scene of protesters confronting riot police are seen on a table outside the government headquarters in Hong Kong.
  • Wingsuit flyer contestant Melissa Pemberton of the U.S. jumps off a mountain at Tianmen Mountain National Park in Zhangjiajie, Hunan province, China, Oct. 19, 2014.
  • Indian schoolchildren perform yoga at Delhi Public School in Hyderabad.
  • Students from St. Andrews University, Scotland, covered in foam as they takes part in the traditional 'Raisin Weekend' in the Lower College Lawn.
  • Damian Jorren of Germany walks on a slackline during a show at Shenxianju in Taizhou, China.

Interaktive

Amerika në 60 sekonda

No records found for this widget:806

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.