Lidhje

Merr fund rrrëmbimi i avionit të Egyptair


Rrëmbyesi i dyshuar i avionit të kompanisë Egyptair, u dorëzua tek autoritetet qipriote në aeroportin Larnaca.

"Mori fund", shkroi në rrjetin social tëiiter Ministria e Jashtme e Qipros.

Një avion egjiptian i udhëtarëve u detyrua të martën në mengjes të ulet në Qipro, pasi rrëmbyesi kërcënoi se do të aktivizonte një jelek me mjete shpërthyese.

Zyrtarët ne Qipro e identifikuan të arrestuarin si Seif Eldin Mustafa, por është e paqartë se cilat ishin motivet e rrëmbimit të avionit.

Media shtetërore qipriote, më herët citonte burime nga agjencitë e sigurisë, sipas të cilave rrëmbyesi dukej të kishte motive personale dhe kishte kërkuar të kontaktonte me ish gruan e tij që jeton në Qipro.

Presidenti qipriot, Nicos Anastasiades, citohet të ketë thënë se "situata nuk ka të bëjë me terrorizmin".

XS
SM
MD
LG