E dielë, 19 maj, 2013

Lajme / SHBA

Sekretarja Clinton kthehet në punë

x
Madhësia e gërmave - +
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton u kthye në punë sot pasi u kurua nga një mpiksje gjaku në kokë që e detyroi të kalonte tre netë në spital.
 
Një fotografi e Departamentit të Shtetit tregon zonjën Clinton në një takim me ndihmës sekretarët e saj. Zonja Clinton nuk zhvilloi takime publike. Ajo ka në plan të takohet të enjten me presidentin afgan Hamid Karzai, i cili do të vizitojë Uashingtonin.
 
Sekretarja Clinton doli nga spitali javën e kaluar, pas një muaji shqetësimesh shëndetësore që përfshinë një virus në stomak dhe një tronditje në tru që pësoi pasi i ra të fikët.
 
Edhe gjatë kohës që nuk vinte dot në zyrë, zonja Clinton ka qëndruar në kontakt me telefon me personelin e saj dhe disa zyrtarë të huaj.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: ahmeti nga: tirane/shqiperi
08.01.2013 16:21
Lajm shume i gezueshem per te gjithe shqiptaret kudo punojne e jetojne.! Emri kesaj zonje te nderuar dhe families Klinton eshte gdhendur me germa te arta ne historine shqiptare e do kujtohet brez pas brezi.! Jete te gjate e te fryteshme per kete zonje te nderuar-ne te mire te gjithe popullit amerikan,te gjithe popujve te botes,te popullit shqiptar,!Zoti e bekofte familien Klinton,popullin amerikan e ate shqiptar. Respekt, ing. Ahmeti


nga: Petrit
08.01.2013 08:42
Urimet me te mira per Zonjen Clinton ne pune e ne jete.Zoti e bekofte SHBA-ne dhe zonjen Clinton ne mbrojtje te vlerave te lirise e demokracise kudo ne Bote.Amen


nga: Flamur Çollaku nga: Tirane, Shqiperi
07.01.2013 14:54
I urojme shendet dhe pune te mbare znj. Clinton. Rifillimi i punes nga kjo zonje te ngjall shrese dhe besim. Te jep force per te punuar dhe per te shikuar me besim te ardhmen. Suksese.


nga: Anonim
07.01.2013 14:42
i urojme zonjes Klinton shendet te mire dhe suksese ne punen e saj diplomatike..Zoti e bekofte..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

Kuriozitete dhe pesë këngët pop më të mira të javës

Bruno Mars, që i vogël, punonte si imitues profesional i Elvis Presley-it
Më tepër

Kryeministi kinez fillon vizitën në Kinë

Problemet në rajonin kufitar të Himalajeve dhe shkëmbimet tregtare, në qendër të vëmendjes
Më tepër

Franca legalizon martesat e të njëjtit seks

Presidenti Hollande e nënshkroi ligjin një ditë pasi Këshilli Kushtetues hodhi poshtë një sfidë ligjore nga opozita e krahut të djathtë
Më tepër

Përplasje trenash në linjën Nju Jork - Boston

Aksidenti ndodhi të premten rreth orës 6 pasdite sipas orës lokale, pranë Bridgeportit në shtetin Kënektikat, duke lënë të plagosur të paktën 60 njerëz
Më tepër

Hollivudi, nga tokë bujqësore në Perandori të filmit

Gjatë periudhës së viteve 1920, Hollywoodi ishte ende duke u transformuar nga të qenit një tokë bujqësore
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive