Në Kosovë, zyrtarë qeveritar, përfaqësues të shoqërisë civile dhe komunitetit LGBT shënuan sot ditën ndërkombëtare kundër homofobisë. Në një konferencë, e para e këtij lloji, u tha se ky komunitet ende është i detyruar të jetojë në hije, me frikën se zbulimi i orientimit seksual do të çojë në përjashtimin nga familja e shoqëria, ndonëse vendi ka ligje që luftojnë të gjitha format e diskriminimit.