Lidhje

Hong Kong, pastrohen zonat e protestave


Protestues pro-demokracisë në Hong Kong nuk kanë bërë rezistencë ndaj autoriteteve që filluan të pastrojnë zonën e zaptuar nga demonstruesit që në fund të shtatorit.

Në përputhje me një urdhër gjykate, punonjës të qeverisë filluan të heqin barrikadat në zonën qëndrore pranë selisë së qeverisë. Disa nga protestuesit kishin hequr tendat dhe plaçkat personale duke i zhvendosur në një zonë tjetër.

Udhëheqësi i protestuesve studentorë Josh Wong tha se demontruesit janë udhëzuar të mos përleshen me policinë.

Javën e kaluar një gjykatë e Hong Kongut u dha urdhër protestuesve të largohen nga zona qendrore si dhe pjesa pranë portit.

Protestat u organizuan me thirrjet për një proces plotësisht demokratik në përgatitje për zgjedhjet e 2017.

XS
SM
MD
LG