E mërkurë, 19 qershor, 2013

Lajme / Bota

Raport i HRW për Pranverën Arabe

Organizata e të drejtave të njeriut me seli në SHBA thotë se Pranvera Arabe solli në fuqi qeveri të reja që nuk respektojnë të drejtat e njeriut

x
Madhësia e gërmave - +
Organizata e të drejtave të njeriut me seli në Shtetet e Bashkuara, Human Rights Watch ka paralajmëruar se Pranvera Arabe solli në fuqi qeveri të reja, të cilat nuk i respektojnë të drejtat e njeriut.

Në raportin vjetor të saj mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në botë të botuar sot, Human Rights Watch thotë se pavarësisht nga“euforia” në fillim të Pranverës Arabe, ndryshimet themelore kanë qenë të ngadalshme dhe të paqëndrueshme në vende si Egjipti, Libia dhe Tunizia.

Raporti thotë se qeveritë e reja të këtyre vendeve duhet të ndërtojnë institucione efektive të qeverisjes, gjykata të pavarura dhe duhet të trajnojnë punonjësit publikë për respektimin e të drejtave të njeriut.

Human Rights Watch e ka dënuar dhunën dhe shtypjen shtypjen e protestave në Siri. Në raport i bëhet thirrje Rusisë dhe Kinës që të vendosin sanksione të ashpra kundër Sirisë në përpjekje për t’i bërë trysni regjimit sirian që të ndalë dhunën ndaj opozitës.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: Anonim
31.01.2013 22:13
PRANVERA ARABE SOLLI LIDERE TE RINJ POR NUK RESPEKTOJNE TE DREJTAT E NJERIUT SI EGJYPT,LIBI.TUNIZI DHE VENDET E TJERA ARABE DUHET DEMOKRATIZIMI I VENDEVE ARABE NUK DUHET LENE NE INJORANCE KU TE ZHVILLOHET TERORIZMI RADIKAL ISLAMIK DHE TE FUTE HUNDET RUSIA DUKE I PERCARE..,NDERSA PER SIRINE DUHET VENE SAKSIONE TE ASHPRA DHE LARGIMI I BASHIR AL ASSAD SEPSE SIRIA ESHTE NE PRAG TE SHPERBERJES SI KOMB DUHEN VJET QE KY KOMB TA MARE VEHTEN KAPRICOT MOSTRES AL ASSAD DHE NDIHMA E RUSISE DHE KINES PER KETE MOSTER BERI QE TE SHKATEROHET KOMBI SIRIAN..

Ditari

Loading
12:00:00 / -:--:--

LAJME

FBI: Avionët pa pilot përdoren në SHBA

Shtetet e Bashkuara kanë përdorur prej vitesh avionë të telekomanduar përgjatë kufijve jugorë dhe veriorë
Më tepër

Vëzhguesit vendorë: Situata e KQZ me pasoja

Vëzhguesit shprehin shqetësim mbi përdorimin e burimeve zyrtare në fushatë
Më tepër

Fushatë pa debat në Shqipëri

Mungesa e debateve televizive mes kryeministrit Berisha e kryetarit socialist Rama, sipas gazetarëve, është një mungesë e madhe në këtë fushatë.
Më tepër

"Betejë" në basketbollin amerikan

Një kthesë dramatike në lojën mes ekipit Heat të Majamit dhe Spurs të San Antonios, i dha fitoren Majamit
Më tepër

Fushata elektorale e Shkodrës

Listat e kandidatëve për deputetë kryesohet nga Kryetarja e Parlamentit, zonja Jozefina Topalli dhe profesoresha e njohur, Mimoza Hafizi.
Më tepër

Amerika në 60 sekonda

Loading
12:00:00 / -:--:--

FOTO E DITËS

 

Interaktive