Lidhje

Djali i nënpresidentit Biden i shkarkuar nga detyra në ushtri


Djali i nënpresidentit amerikan Joe Biden është shkarkuar nga detyra e tij në ushtri, sipas njoftimeve, pasi analizat treguan se kishte përdorur kokainë. Mediat citonin persona në dijeni të çështjes, të kenë thënë se Hunter Biden kishte rezultuar pozitiv për përdorim droge në qershor të vitit të kaluar.

Hunter Biden punonte në sektorin e merrëdhënieve publike me forcat rezerviste të Marinës. Autoritetet se shkarkimi kishte ndodhur në shkurt, por nuk dhanë arsye.

Përmes një deklarate, 44-vjeçari Biden tha se i vjen shumë keq për veprimet e tij, por shtoi se ai e respekton vendimin e Marinës.

Zyra e nënpresidentit nuk ka bërë ndonjë koment për këtë çështje, e cila u njoftua për herë të parë të enjten, në gazetën “The Wall Street Journal”.

Hunter Biden, punon aktualisht në një kompani private investimesh dhe më parë ka punuar si lobist.

Vëllai i tij i madh, Beau Biden, është Prokuror i Përgjithshëm i shtetit Delaware.

XS
SM
MD
LG