E shtunë, 20 shtator, 2014

Lajme

SHBA: Reforma në sistemin e imigracionit

Washington's Focus Turns to Immigration Reform, Obama Cabinet PicksWashington's Focus Turns to Immigration Reform, Obama Cabinet Picks
x
Washington's Focus Turns to Immigration Reform, Obama Cabinet Picks
Washington's Focus Turns to Immigration Reform, Obama Cabinet Picks
Në Shtetet e Bashkuara, një grup senatorësh të njohur nga të dyja partitë politike shpallin sot një sërë reformash për sistemin e imigracionit, të cilat u japin mundësi njerëzve që ndodhen në vend në mënyrë të paligjshme, të marrin shtetësinë amerikane nëse plotësojnë disa kushte. Ndërkohë, presidenti Obama do ta trajtojë këtë çështje në një fjalim që do të mbajë nesër në Las Vegas.
 
Propozimi për reformat është hartuar në një dokument prej pesë faqesh, në fillim të të cilit thuhet se ligjvënësit janë të ndërgjegjshëm që sistemi amerikan i imigracionit nuk funksionon më. Dokumenti publikohet në prag të një fjalimi që Presidenti Obama mban nesër në Las Vegas, në të cilin ai do të bëjë thirrje për të reformuar sistemin e imigracionit.
 
Senatorë nga të dyja partitë kanë bërë thirrje të ngjashme. Sipas senatorit John McCain,
 
"Nuk mund të vazhdojmë përjetësisht me 11 milion njerëz që jetojnë në këtë vend nën hijen e statusit të ligjshëm."
 
Senatori demokrat Dick Durbin shprehet njëlloj:

"Kemi ndoshta 25 vjet pa një deklaratë të qartë mbi politikën e imigracionit dhe kjo është e papranueshme."
 
Presidenti Obama e kishte premtuar reformën e imigracionit që në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2008, por nuk arriti ta mbajë premtimin.
 
Propozimi i senatorëve nga të dyja partitë parashikon që imigrantët e paligjshëm të regjistrohen pranë autoriteteve, të kalojnë nëpër një kontroll biografik, të paguajnë gjoba dhe taksat e prapambetura  dhe të plotësojnë disa hapa të tjera për të marrë një status të përkohshëm që do t'i lejonte ata të jetonin dhe punonin ligjërisht në Shtetet e Bashkuara.
 
Pastaj ata do të pranoheshin në fund të listës së personave që kërkojnë green card si banorë të përhershëm dhe të ligjshëm.
 
Plani bën përjashtim për ata që kanë hyrë në Shtetet e Bashkuara si fëmijë si dhe për punëtorët e bujqësisë, që sipas senatorëve, luajnë një rol të rëndësishëm në furnizimin ushqimor të vendit.
 
Njëkohësisht me këto parashikohet forcimi i masave të sigurisë në kufi, siç është shtimi i përdorimit të avionëve pa pilot.
 
Propozimi parashikon krijimin e një sistemi të efektshëm që punëdhënësit të mund të verifikojnë nëse punëtorët janë apo jo të ligjshëm, si dhe të një sistemi për të kontrolluar skadimin e vizave.
Ky forum është mbyllur
Përzgjedhja e komenteve
Komente
     
nga: avdush usa nga: amerik
28.01.2013 23:17
qysh ne kete vend aqe shum njerz pa pa dukumetna po me befasoni si jetojn keta njerze pa dukumenta 11 milan shum po me duket mue veqe zoti ju nimoft atyne edhe juve

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
19.09.2014
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet. Ju mund të gjeni gjithashtu të rejat e fundit nga mjekësia dhe shkenca, si edhe nga bota e artit.

LAJME

Lirimi i pengjeve turke dhe lufta ndaj ISIS-it

Ministri i Jashtëm i Irakut tha në OKB se vendi i tij duhet të udhëheqë luftën kundër Shtetit Islamik brenda kufijve të vet
Më tepër

Marrëveshje për zonë ndarëse në Ukrainë

Pjesëmarrësit në bisedimet për paqe në Ukrainë kanë rënë dakord për të krijuar një zonë ndarëse mes trupave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë
Më tepër

Facebook për të pasurit

Duke paguar disa mijëra dollarë, të pasurit e botës mund të kontaktojnë njëri-tjetrin, të shkëputuar nga pjesa tjetër e publikut që komunikojnë “on line”.
Më tepër

Evakuohet Shtëpia e Bardhë, një person kapërcen gardhin

Presidenti Barack Obama, bashkë me vajzat sapo ishin larguar nga Shtëpia e Bardhë, pak para se të ndodhte incidenti.
Më tepër

Kerry: ISIL përbën rrezik për të gjitha vendet e botës

Sekretari Kerry kryesoi një sesion të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku bëri thirrje për një qëndrim gjithëpërfshirës për të mundur një "kult që pretendon të jetë një lëvizje fetare."
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Egyptians walk past a graffiti with modern and Pharaonic motifs on Mohammed Mahmoud Street near Tahrir Square, in downtown Cairo.
  • A man passes by a damaged vehicle on a street covered with mud due to heavy floods in Tekija village, Serbia.
  • A poor Filipino girl holds bread and drinks she received during a feeding program by Dominican nuns in Manila, Philippines.
  • A homeless man sleeps as riot police face off against members of Brazil's Roofless Movement during a protest against their forced eviction from an abandoned building they were occupying, in downtown Sao Paulo, Sept. 16, 2014.
  • Pope Francis waves to nuns at the end of his weekly general audience in St Peter's square at the Vatican.
  • A firefighter battling the King Fire watches as a backfire burns along Highway 50 in Fresh Pond, California, USA, Sept. 16, 2014.
  • Troops hold colored cards during a military parade celebrating Independence Day at the Zocalo square in downtown Mexico City, Sept. 16, 2014.
  • A protester holds a smoke flare during a rally near the Ukrainian parliament in Kyiv, against the law to provide separatist-held regions with a special status.
  • Katy Perry performs on stage at "The Prismatic World Tour" at the Honda Center in Anaheim, California, Sept. 16, 2014.
  • Taiwan Navy's Perry-class frigate fires chaff during the annual Han Kuang military exercises off the east coast of Hualien, central Taiwan.
  • Baltimore Orioles center fielder Adam Jones celebrates with fans after a baseball game against the Toronto Blue Jays in Baltimore, Maryland, USA. Baltimore won 8-2 to clinch the American League East.

Interaktive

Amerika në 60 sekonda

No records found for this widget:806

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.

SHKARKONI PROGRAMIN FALAS TË ZËRIT TË AMERIKËS (VOA) PËR CELULARIN OSE TABLETIN TUAJ

 
Download mobile app for your Android device.
Download mobile app for your iPhone or iPad.