E dielë, 29 mars, 2015

Lajme / SHBA

Mënyrat luksoze për të ndjekur ceremoninë e inaugurimit

x
Më shumë se 700 mijë vizitorët që pritet të vijnë në Uashington për të ndjekur inaugurimin e dytë të presidentit Barack Obama, do të kalojnë më shumë kohë duke pritur në rradhë, në një ditë të ftohtë së bashku me turmën – për të marrë pjesë në këtë festim të demokracisë. Por, për ata që kanë mundësitë ekonomike, ceremonia e inaugurimit mund të jetë një ekskursion luksoz ku ata të ndjehen të privilegjuar.      
 
Për vetëm 57 mijë dollarë dy njerëz me fat mund të qëndrojnë në suitën presidenciale në hotelin Park Hyatt të Uashingtonit. Ky qëndrim është pjesë e paketës katër ditore që përfshin edhe punonjës shërbimi dhe kuzhinierë të cilët do të pregatisin disa prej ushqimeve të preferuara të presidentit Obama, si edhe një raft me veshje nga stilistë të dyqaneve luksoze Sax Fifth avenue.

Drejtoresha e marrëdhënieve me publikun në hotelin Hyatt, Renee Eisman, thotë se inaugurimi preidencial sjell njerëzit e pasur e të famshëm në Uashington dhe hotelet e shtrenjta duhet të ofrojnë diçka të veçantë për të përballuar konkurrencën.

“Mendoj se të gjithë po përpiqen që të krijojnë diçka të veçantë e tërheqëse , paketat presidenciale për të ftuarit janë për të tërhequr vëmendje pikërisht këtë periudhë që është mjaft e ngjeshur; është si një lloj ceremonie e çmimeve Oscar këtu në Uashington”.

Për 100 mijë dollarë të ftuarit në suitat preisdencial në hotelin Ritz Carlton do të kenë mundësi të kenë paketën e standarteve të larta. Në të përfshihet shërbimi i limuzinës, vizitat në zonat turistike dhe historike të qytetit si dhe rezervimi i një vendi të mirë për të ndjekur paradën inauguruese në Newseum, muzeu i gazetarisë.  Paketa përfshin edhe një mbrëmje private me ëmbëlsira në një lokal ku provohen verërat në lagjen e Xhorxhtaunit.
Menaxherja kryesore e hotelit Ritz Carlton, Elizabeth Mullins thotë se ka edhe elementë të shërbimit publik të përfshirë në këtë pritje; kuzhinierët e hotelit do të punojnë për një vakt ushqimor të veçantë për miqtë e ftuar me studentë të kulinarisë së Kuzhinës Qendrore të DC,- një organizatë e cila ushqen të pastrehët.  

“Mendoj se do të jetë një përvojë shumë e mirë për studentët e kësaj qendre që të jenë në gjendje të tregojnë dijet e tyre në këtë mënyrë si dhe të mësojnë të gatujanë krahasa ekipit tonë të kuzhinierëve në këtë përvojë kaq të veçantë”.

Inaugurimi i dytë i preisdentit Obama nuk pritet që të tërheqë aq shumë njerëz sa në vitin 2008, ndaj shumë prej këtyre paketave ekstravagante ende mund të gjenden.

Edward Berkowitz, profesor i historisë në universitetin George Washington, thotë se duke folur në mënyrë të përgjithshme dhuruesit e pasur janë më të lidhur me republikanët – e konsideruar si paria e biznesit - dhe janë më të pakët për demokratët, që shihen si më të lidhur me sindikatat.

“Demokratëtë janë në fuqi, ndaj ata japin para por në përgjithësi mendo se republikanët kanë më shumë lidhje dhe mendoj se ata janë më shumë për një ceremoni shkëlyqese inauguruese”.

Megjithatë  inaugurimi presidencial është një mundësi për të parë se si zbatohet demokracia.  Ata që mund ta përballojnë nga ana monetare, mund ta përjetojnë këtë moment me stil dhe në mënyrë luksoze.
Ky forum është mbyllur
Komente
     
Në këtë forum nuk ka ende komente. Bëhuni i pari që komentoni

Ditari

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
Ditarii
X
29.03.2015
Emisioni televiziv Ditari sjell pranë jush lajmet më të fundit nga bota, korrespondencat nga rajoni, intervista dhe analiza me tema nga më të larmishmet.

LAJME

Luftëtarët e Shtetit Islamik

Analistët thonë se strategjia e ISIS është të vendosë në plan të parë luftëtarët e huaj
Më tepër

Kalaja Rozafa, pjesë e trashëgimisë kulturore

Kalaja Rozafa, një nga më të njohurat në Shqipëri, dëshmon për historinë e hershme të një prej qyteteve më të rëndësishme të vendit, Shkodrës
Më tepër

Këshilli i Mandateve dëgjon të martën shpjegimet e Mark Frrokut

Prokuroria kërkon leje ta arrestojë atë Frrokun, si i dyshuar për krime jashtë vendit
Më tepër

Zgjedhjet vendore në Francë

Fronti Kombëtar i së djathtës ekstreme i Marine Le Pen doli në vend të dytë me 25 për qind të votave në raundin e parë javën e kaluar
Më tepër

Shuhen dritat për Orën e Tokës

Struktura ndër më të njohurat dhe historike në qytete në gjithë botën, u zhytën në errësirë për Orën e Tokës
Më tepër

FOTO E DITËS

Keni JavaScript të çaktivizuar ose keni variantin e vjetër të Adobe's Flash Player. Ngarkoni Flash player.
  • Members of the public react as the ceremonial gun carriage bearing Singapore's late former prime minister Lee Kuan Yew passes by during his funeral procession in Singapore. Tens of thousands of mourners braved torrential rain while howitzers fired a 21-gun salute and jet fighters screamed across the sky as Singapore staged a grand farewell for its founding leader.
  • An official of the Independent National Electoral Commission retrieves documents from presidential election ballot boxes in Katsina state. Nigeria's closely fought general elections were forced into a second day after failures in controversial new technology snarled the polling, including for President Goodluck Jonathan.
  • Pope Francis celebrates Palm Sunday Mass in St. Peter's Square at the Vatican.
  • This combination photo shows the Eiffel Tower with its usual lighting (L) and after the lighting was switched off (R) in celebration of Earth Hour in Paris, France, March 28, 2015.
  • (L to R) Jesse Tyler Ferguson, Rico Rodriguez, Sarah Hyland and Ariel Winter are slimed while accepting the award for Favorite Family TV Show for "Modern Family" during the 2015 Kids' Choice Awards in Los Angeles, California, March 28, 2015.
  • Palestinian protesters run from tear gas canisters launched by Israeli troops during clashes following a protest marking Land Day in the West Bank village of Nabi Saleh near Ramallah, March 28, 2015. Palestinians mark Land Day on March 30, the annual commemoration of protests in 1976 against Israel's appropriation of Arab-owned land in the Galilee.
  • Hooded penitents from "La Borriquita" brotherhood take part during a Holy Week procession in Cordoba, Spain.
  • An empty street in Sierra Leone is seen, as the country enters the third and final day of a three-day countrywide lockdown on movement of people to combat the Ebola virus in the city of Freetown, Sierra Leone.
  • People row their boats in the Imperial moat under a canopy of the cherry blossoms in Tokyo, Japan.
  • Revelers throw colored corn starch into the air as they celebrate the 2015 Holi (Festival of Colors) at the Krishna Temple in Spanish Fork, Utah, USA, March 28, 2015.
  • A man pulls his camel as he sits in an auto rickshaw during a dust storm in the western Indian city of Ahmedabad, India.
  • A woman jumps into an icy water tank during the Tough Mudder 10-12-mile obstacle challenge in San Bernardino, California, USA, March 28, 2015.

Interaktive

Nuk keni telefon inteligjent?
Nuk ka problem!
Shkarkoni falas aplikacionin e VOA në telefonin tuaj.

 Shkarkoni aplikacionin mobil për tipin e telefonit tuaj.