Lidhje

Zjarr në Indi, qindra të vdekur e të lënduar


Rreth 100 vetë kanë gjetur vdekjen dhe qindra të tjerë janë lënduar nga një zjarr i fuqishëm që përfshiu një tempull në Indinë e jugut.

Mijëra vetë ishin mbledhur për të parë fishekzjarret që lëshohen për një festival të përvitshëm fetar.

Tragjedia filloi në ora 3 të mëngjesit, pak orë pasi kishte filluar shfaqja e fishekzjarreve në Tenpullin Putingal Devi në qytetin bregdetar Paravur.

Zyrtarët thonë se një magazinë e vogël me stoqe fishekzjarresh pranë tempullit mori zjarr nga një shkëndijë duke shkaktuar një shpërthim të madh dhe flakë që u përhapën me shpejtësi. Turma u përfshi nga paniku dhe si rezultat njerëzit po shtyheshin për të dalë nga tempulli duke rrëzuar njëri-tjetrin. Ekipet e shpëtimit po përpiqen të ndihmojnë viktimat e shumta të lënduara nga zjarri.

XS
SM
MD
LG