Lidhje

Indonezi: Arrestime për sulmin terrorist


Policia indoneziane thotë se ka arrestuar 12 persona që akuzohen se kanë lidhje me sulmin terrorist të javës së kaluar në kryeqytetin e vendit.

Shefi i policisë kombëtare Badrodin Haiti tha sot se të dyshuarit u arrestuan gjatë bastisjeve në gjithë vendin. Ai tha se grupi kishte marrë fonde nga burime të paidentifikuara brenda Shtetit Islamik, që ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Të pesë ekstremistët e përfshirë në sulmin e së enjtes u vranë pasi sulmuan policinë dhe objektiva të tjerë në qendër të Xhakartës me bomba, granata dhe armë. Dy civilë humbën gjithashtu jetën.

XS
SM
MD
LG